AlbanianSport.com 26.10.2014 21:15
ASNN – Kampionati Kombëtar i Volejbollit për Meshkuj ka luajtur ndje 3 takimet e javës së tij të 3-të, ndërsa për efekt kalendari, duke qenë se në këtë sezon marrin pjesë një numër tek skuadrash, 7, Vllaznia e ka patur pushim.
Ajo që vle për t’u përmendur është se skuadra modeste e Farka Volejit, e cila është vetëm në sezonin e saj të dytë në nivelin e të rriturve, pasi ka dominuar për disa vite paratërinjtë dhe të rinjtë, ndan kreun e renditjes me 3 gjigande të tjera të volejbollit shqiptar të meshkujve, Studentin, Tiranën dhe Teutën.
Ekipi i ri i periferikëve të kryeqytetit, i drejtuar nga trajneri pasionant Dritan Bardhi, ka fituar në 3 sete në Sallën Sportive “Fahrie Hoti” në kryeqytet ndaj Skënderbeut dhe tashmë ka 6 pikë, pas 2 fitoreve dhe 3 humbjeve në këto 3 javë të para. Në të njëjtën situatë është edhe kampionia në fuqi, Studenti.
Skuadra e drejtuar nga trajneri veteran, Ylli Tomorri, ka mundur në 3 sete Teutën, rivalen e para dy sezoneve në atë kampionat që përfundoi midis polemikave dhe pas të cilit, durrsakët u përjashtuan për një sezon, për t’u kthyer në garë në sezonin aktual. Megjithatë, Teuta ka 6 pikë, pas 2 fitoreve dhe një humbjeje në 3 javët e para të sezonit.
Po 6 pikë, por pas dy fitoresh në po aq ndeshje, ka edhe Tirana, e cila ka mundur me rezultatin 3-1 Elbasanin e vendit të parafundit, që koleksionon kështu humbjen e 3-të në po aq javë. Pas Farka Volejit, Studentit, Teutës dhe Tiranës, që kanë nga 6 pikë, vejn Vllaznia me 3 pikë të marra pas 2 ndeshjesh të luajtura.
Kampionati Kombëtar
i Volejbollit – Meshkuj
Java e 3-të
(25 tetor 2014)
Farka Volej – Skënderbeu 3-0
Studenti – Teuta 3-0
Tirana – Elbasani 3-1
Vllaznia pushim
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Setet Pikë
- Farka Volej 3 2 1 7-3 6
- Studenti 3 2 1 7-3 6
- Tirana 2 2 0 6-2 6
- Teuta 3 2 1 6-5 6
- Vllaznia 2 1 1 4-4 3
- Elbasani 3 0 3 1-9 0
- Skënderbeu 2 0 2 1-6 0