AlbanianSport.com 19.02.2017 15:45
ASNN – Skënderbeu, në volejboll për meshkuj, ka shënuar humbjen e radhës në Pallatin e Sportit “Tamara Nikolla” të Korçës, duke treguar se edhe ky është një vit krize për djemtë e trajnerit Andrea Prifti. Humbja e djeshme ishte me Farka Volej, ekip që nuk e diskutoi fitoren e pastër 3-0 brenda në Korçë.
Madje ajo që është për t’u theksuar është se ky takim nuk ka zgjatur më shumë se një orë. Vetëm seti i parë i takimit ka qenë disi rivalizues, teksa vetëm në pikët e para ka pasur barazime si 3-3, 7-7 dhe 11-11. Më pas Farka Volej fillon të shkëputet, por që ruan diferencën prej dy pikësh deri në fundin e këtij seti dhe e mbyll 23-25.
Seti i dytë ka qenë edhe më i lehti për t’u fituar nga miqtë, teksa shkëputja filloi që në pikët e para. 4-10, 9-16, 12-20 kanë qenë disa nga pikët e këtij seti, teksa në fund tabela elektronike ka shënuar 16-25. Gjithçka duket e mbyllur pas këtij seti dhe korçarët lëshojnë edhe në setin e tretë.
Pavarësisht se herë pas here përpiqen edhe të ngushtojnë diferencën e pikëve, teksa seti shkon 2-5, 7-14, 12-17, 16-21 dhe në fund 21-25. E përfundimisht 0-3 për Farka Volejin, kurse Skënderbeun vijon të endet në fundin e tabelës, ndërsa miqtë nga kryeqyteti konsolidojnë vendin e dytë.
Skënderbeu – Farka Volej 0-3
(23-25, 16-25, 21-25)
Skënderbeu: Haxhillari, Caci, Ndardhari, Musaka, Pira, Dragoi, Toska, Shëllira, Çerçiz, Shishi (L), Lumani (L). Trajner: A. Prifti
Farka Volej: Deliu, Koçi, O. Qepa, Metani, Bajrami, Mimani, Allku, Doda, E. Qepa, Plaku, Vllaçaj (L), Topçiu (L). Trajner: D. Bardhi
Gjyqtarë: A. Shehu, R. Mujo (Tiranë)
Kampionati Kombëtar
i Volejbollit – Meshkuj
Java e 12-të
(18 shkurt 2017)
Skënderbeu – Farka Volej 0-3
Elbasani – Studenti 0-3
Tirana – Teuta 3-0
Vllaznia – Partizani 1-3
Erzeni pushim
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Setet Pikë
- Partizani 11 11 0 33-3 33
- Farka Volej 11 9 2 29-10 27
- Studenti 11 8 3 24-16 22
- Tirana 11 6 5 22-17 18
- Vllaznia 10 5 5 21-17 17
- Erzeni 10 5 5 21-17 16
- Skënderbeu 11 2 9 6-29 6
- Elbasani 10 1 9 7-29 3
- Teuta 11 1 10 6-32 2