AlbanianSport.com 09.10.2016 12:40
ASNN – Janë luajtur të shtunën dy ndeshje të tjera të javës së dytë të Kampionatit Kombëtar të Volejbollit për Meshkuj dhe debutuesja e këtij sezoni, Erzeni, e cila kthehet pas disa vitesh mungesë, vazhdon të ruajë një bilanc prej 100%, si sa u përket fitoreve të arritura në këto dy ndeshjet e para sezonit, ashtu edhe sa u përket seteve. Shijakasit kanë mundur dje Teutën në derbi me shifrat 3-0 dhe mbajnë kreun e renditjes.
Ndërkohë, po dje, Skënderbeu në volejboll për meshkuj pëson humbjen e dytë radhazi, ndërkohë që Partizani shënon fitoren e dytë radhazi. Ky është fundi i takimit të djeshëm në Korçë, atje ku Skënderbeu dhe Partizani u ndeshën për javën e dytë të Kampionatit Kombëtar të Volejbollit për Meshkuj. Korçarët vinin pas asaj humbjeje në kryeqytet 3-0 ndaj Studentit, ndërkohë që të kuqtë e trajnerit Ylli Tomori kishin mundur Tiranën, 3-1.
Kurse Farka Volej vazhdon të shkëlqejë në Kampionatin Kombëtar të Volejbollit të Meshkujve, sepse, pas fitores së Kupës së Federatës, ka korrur edhe dy suksese të tjera në kampionat. Me të njëjtin rezultat, 3-1, ka mundur të premten në mbrëmje në Sallën Sportive “Farie Hoti” në kryeqytet, Tiranën, e cila është munduar të rivalizojë në këtë “derbi”, por ka qenë shumë larg objektivit përtej dëshirës.
Siç dihet, kalendari i javës së dytë për femra dhe për meshkuj, por dhe i javës së parë të të rinjve ka pësuar përsëri ndryshime, për shkak se në Shkodër luhet sonte Shqipëri-Spanjë e vlefshme për Eliminatoret e Kampionatit Botëror “Rusi 2018”. Si e tillë policia e Qarkut Shkodër, por dhe ajo e vendit që nga dita e djeshme ka kaluar në gatishmëri nr. 1. E kjo situatë do të vazhdojë deri të hënën.
Për rrjedhojë nuk është marrë përsipër organizimi dhe mbarëvajtja e ndeshjeve të volejbollit të parashikuara për t’u luajtur këtë fundjavë në Pallatin e Sportit “Qazim Dervishi”, Shkodër. Që do të thotë se Vllaznia-Lushnja për të rritura, Vllaznia-Teuta për të rinj dhe Vllaznia-Studenti për të rritur do të luhen të grupuara të martën.
Kampionati Kombëtar
i Volejbollit – Meshkuj
Java e dytë
(7-11 tetor 2016)
Të premten:
Tirana – Farka Volej 1-3
Të shtunën:
Skënderbeu – Partizani 0-3
Erzeni – Teuta 3-0
Të martën:
Vllaznia – Studenti ora 19:00
Elbasani pushim
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Setet Pikë
- Erzeni 2 2 0 6-0 6
- Partizani 2 2 0 6-1 6
- Farka Volej 2 2 0 6-2 6
- Studenti 1 1 0 3-0 3
- Elbasani 1 0 1 0-3 0
- Tirana 2 0 2 2-6 0
- Teuta 2 0 2 1-6 0
- Skënderbeu 2 0 2 0-6 0
- Vllaznia 0 0 0 0-0 0