Përballja Vllaznia-Teuta në volejboll për meshkuj ka përfunduar me fitoren e pastër të kuqebluve me rezultatin 3-0. Volejbollistët shkodranë e dominuan përgjithësisht të gjithë takimin.
Për këtë flet vetë edhe fitimi i 3 seteve. Duhet thënë se për të mbërritur tek kjo fitore, asaj iu desh të përballonte edhe rezistencën e durrsakëve. Rezistencë që, në fakt, në dy setet e parë ishte më i madh.
Sidomos në setin e parë kur shifrat në mbyllje ishin 25-23 për Vllazninë. Rivaliteti vijon edhe në setin e dytë, kur përsëri durrsakët shkojnë deri tek pika e 22-të, por janë kuqeblutë sërishmi që finalizojnë fitoren 25-22.
Pas epërsi 2-0 në sete, Vllaznia e trajnerit Mark Kroqi e ka disi më të lehtë në setin e tretë. Fiton 25-20 dhe krejt ndeshjen 3-0.
Vllaznia – Teuta 3-0
(25-23, 25-22, 25-20)
Vllaznia: Rrashketa, N. Qafarena, Çekini, Miloti, Jukni, Kola (L), Taflaj / Lloshi, Drinazi, Preka, Xhorxheviç. Trajner: M. Kroqi
Teuta: Bardhi, Kolea, Biduli, Bushpepa, Xhafa, Jazenxhi, Gjeçi, Masha, Çuçi, Shaba, Hoxha, Maçaj. Trajner: E. Hoxha
Gjyqtarë: R. Mujo, E. Dusha (Tiranë)
Kampionati Kombëtar
i Volejbollit – Meshkuj
Java e 14-të
(11 mars 2017)
Të shtunën:
Erzeni – Studenti 1-3
Elbasani – Farka Volej (E shtyrë)
Vllaznia – Teuta 3-0
Skënderbeu – Tirana 0-3
Partizani pushim
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Setet Pikë
- Partizani 12 12 0 36-3 36
- Farka Volej 12 10 2 32-11 30
- Studenti 12 9 3 27-17 25
- Tirana 13 8 5 28-18 24
- Vllaznia 12 6 6 25-20 20
- Erzeni 12 5 7 23-23 16
- Skënderbeu 13 2 11 6-35 6
- Teuta 13 2 11 9-35 5
- Elbasani 11 1 10 7-32 3