Gjergj Vyshka 30.03.2016 10:40
Federata Shqiptare e Volejbollit dje ka organizuar mbledhjen e parë të ekipit kombëtar të të rriturve, që drejtohet nga Jani Melka dhe Artan Kalaja. E kuqezinjtë do të marrin pjesë në Ligën e Evropës, ndërsa do të jenë përballë ndaj Bullgarisë, Maqedonisë dhe Danimarkës.
Nga data 10, deri më 12 qershor 2016 do të jenë në Bullgari dhe nga data 17, deri më 19 qershor 2016, në Maqedoni. Dhe për një përgatitje serioze, dje është organizuar grumbullimi i parë i lojtarëve të kampionatit. E për këto volejbollistë janë kryer analizat mjekësore dhe testet fizike.
Nga 22 lojtarë të thirrur dje kanë qenë 18 e ata ishin: Blerim Pepaj (Tirana), Hendi Kono (Studenti), Emiljano Xhabrahimi (Tirana), Nikolin Qafarena (Vllaznia), Anton Qafarena (Vllaznia), Arbër Troka (Studenti), Ervin Çali (Studenti), Ledion Martiro (Studenti), Adri Arapi (Tirana), Asmend Kula (Tirana), Bledi Metani (Farka Volej), Redjon Koçi (Farka Volej), Osman Qepa (Farka Volej), Renato Kola (Vllaznia), Ditmir Rrashketa (Vllaznia), Kristian Kola (Vllaznia), Kreshnik Malaj (Studenti) dhe Atrid Miloti (Vllaznia).
Dhe ata që kanë munguar kanë qenë lojtarët e Teutës, Aldo dhe Jurgen Dashi, Ani Vora, Etigleno Nazifi dhe Gjergji Bardhi. E kësisoj ka nisur edhe puna për kombëtaret e volejbollit.