Gjergj Vyshka 06.05.2016 17:55
Dje në mesditë, në mesditë e hotel “Doro-Cityt”, janë diplomuar trajnerët e rinj, të cilët kanë qenë pjesëmarrës në kursin e Federatës Botërore të Volejbollit me lektorin Moro Borislav. Janë 26 trajnerë të rinj të diplomuar, të cilët do t’i shërbejnë të ardhmes së këtij sporti.
Në ceremoninë e dorëzimit të diplomave për 26 trajnerët e rinj kanë marrë pjesë Presidenti i Federatës Shqiptare të Volejbollit, Erlind Pëllumbi, Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Viron Bezhani, Sekretari i Përgjithshëm i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Stavri Bello, Drejtori i Sporteve në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, Vladimir Gjonaj, shefi i sportit elitar në këtë dikaster, Arjan Konomi dhe sekretari i përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Volejbollit, Albens Vokopola.