Gjergj Vyshka 26.09.2015 17:35
Edhe pse jo zyrtarisht, por për presidentin e ri të Federatës Shqiptare të Volejbollit, i cili do të zgjidhet më 10 tetor, ka një “lumë” kandidaturash.
Të paktën sipas burimeve të konfirmuara nga brenda kryesisë së vjetër tendencën për president e kanë Erlind Pëllumbi dhe Artan Pogoni.
Por një kandidaturë e parapëlqyer nga një shumicë klubesh është dhe Agron Duka, ish-zëvendëspresident i Federatës Shqiptare të Volejbollit deri më 12 tetor 2013, kur dhe u bënë zgjedhjet e reja në ambientet e hotel “White Dream”.
Jo vetëm kaq, por një kandidaturë është Markelian Rexhepi, ish-presidenti i Teutës në volejboll për meshkuj.
Pritet të jenë zgjedhje të forta dhe shumë të debatuara për të gjitha problemet që volejbolli shqiptar kalon aktualisht.