Gjergj Vyshka 23.01.2016 16:25
Në Ligën e Evropës për femra do të jenë 12 skuadra, që do të thotë dy më shumë se sa në vitin e kaluar. Janë në tre grupe me nga katër skuadra. Në grupin A, ku është dhe kombëtarja jonë, do të jenë Polonia, Bjellorusia dhe Sllovakia. Në grupin B; Azerbajxhani, Franca, Spanja dhe Mali i Zi. E në grupin C, Rumania, Hungaria, Greqia dhe Sllovenia.
Hungaria do të kërkojë të mbajë titullin e fitueses, të cilën e mori vjet në Turqi, kurse vendi ynë së bashku me Sllovakinë e Malin e Zi marrin pjesë për herë të parë. Një numër skuadrash janë duke u kthyer në Ligën e Evropës pas një kohe pauze e kështu premtohet që do të jetë një garë emocionuese. Femrat do ta nisin garën e tyre më 3-5 qershor në Poloni për grupin A.
E po në të njëjtën datë, grupin B dhe C, do të luhet në Malin e Zi dhe në Hungari. Ndërkohë grupi B dhe C do të kthehet më pas në Francë dhe në Greqi më 10-12 qershor, si dhe në Shqipëri më 17-19 qershor grupi A. Kulmi i Ligës së Evropës do të mbërrijë pastaj me fazën finale, ndërsa mbeten për t’u caktuar vendet organizatore të ndeshjeve.
Nëse askush nga vendet organizatore të grupeve nuk ka bërë përpara, atëherë do të luhet me sistemin vajtje-ardhje për të caktuar fituesit e vitit 2016. Meshkuj do ta luajnë finalen më 24-26 qershor dhe femrat një javë më vonë. Presidenti i Federatës Evropiane të Volejbollit, Boriçiç, ka qenë i kënaqur për përfundimin e mbledhjes, teksa ka nënvizuar rëndësinë e një veprimtarie që është një mundësi për rritjen e një gjenerate të re lojtarësh, si dhe për rritjen e kombëtareve.
Dhe për fituesit e Ligës së Evropës janë si shpërblim 150.000 euro si për meshkuj, ashtu dhe për femra, të cilat janë të garantuara që në fillimin e aktivitetit.
Liga e Evropës
Volejboll – Femra
Grupi A
(3-5 qershor në Poloni,
17-19 qershor në Shqipëri)
Nr. Ekipi
- Polonia
- Bjellorusia
- Sllovakia
- Shqipëria