Gjergj Vyshka 01.06.2016 15:25
Janë 15 skuadra që do të marrin pjesë në Ligën Amatore të Volejbollit, të cilat janë ndarë në katër grupe, atje ku dy të parat do të vijojnë luftën për titull “kampion”. Kështu në grupin e parë do të luajnë: INSIG, Pro Kredit Bank, Autoriteti i Konkurrencës dhe Communication Progress. Në grupin e dytë: Union Bank, Plus, Telekom Albania dhe Olimpi.
Në grupin e tretë: Alfa Bank, Vodafone, Easy Pay, Bashkia e Tiranës. Dhe në grupin e katërt: Raiffeisen Bank, Eagles dhe Banka e Shqipërisë. Ndeshjet do të zhvillohen në sallën Nr. 2 të Pallatit të Sportit “Asllan Rusi” në kryeqytet, si dhe në Sallën Sportive “Fahrie Hoti” po në kryeqytet, në oraret 19:00 dhe 21:00. Formula për titullin “kampion” më pas do të jetë me skemën A1-B2, B2-A1, C1-D2 dhe D1-C2.
Ajo që është theksuar është fakti se dy të parat të çdo grupi duke shtuar dhe ekipet e rajonit do të përbëjnë Kupën e Shqipërisë në volejboll për Ligën Amatore. Dhe ajo që është përjashtuar me rregullore është mospjesëmarrja e lojtarëve profesionist, ndërsa skuadrat kanë prezantuar dhe uniformat e tyre. Ndeshjet do të jenë me 2 sete të fituara, ndërsa brenda tre javësh Liga Amatore e Volejbollit shqiptar duhet të jetë e mbaruar.