Volejboll / Kupa e Shqipërisë njeh gjysmëfinalistët për femra & meshkuj

Share Button

Volejboll-Kupa-e-Shqiperise-logo

AlbanianSport.com 18.12.2015 07:55

ASNN – Vllaznia, Studenti, Tirana dhe Teuta, për meshkuj dhe Barleti Volej, Teuta, Tirana dhe Vllaznia, për femra janë ekipet e kualifikuar për në gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë në volejboll. Emocionet këtyre ndeshjeve u sollën për sportdashësit drejtpërdrejtë në kanalin e dytë të Televizionit Shqiptar dhe në kanalin RTSH Sport të platformës dixhitale.

Veprimtaria e dytë e volejbollit shqiptar, Kupa e Shqipërisë, ka mbyllur të enjten në mbrëmje fazën e saj çerekfinale, e cila është zhvilluar me sistem grupi. Për meshkuj, ku 7 skuadrat u ndanë në dy grupe, me nga 3 dhe 4 skuadra secila, vendin në gjysmëfinale e morën Vllaznia dhe Studenti, në grupin A, si dhe Tirana dhe Teuta, në grupin B.

Ai që spikati ishte padyshim rivaliteti në grupin A, ku shkodranët i fituan të dy takimet, ndërsa Studenti u detyrua të kualifikohej falë fitores në takimin e fundit përballë Farka Volejit, në atë që ishte një përsëritje e finales së vitit të shkuar. Kjo ndeshje, u soll për sportdashësit drejtpërdrejtë në kanalin e dytë të Televizionit Shqiptar dhe në kanalin RTSH Sport të platformës dixhitale.

Ndërkaq, Barleti Volej dhe Teuta në grupin A, si dhe Tirana dhe Vllaznia, në grupin B, janë 4 ekipet e kualifikuar për në gjysmëfinale për femra.

 

Kupa e Shqipërisë

Volejboll – Femra

Kalendari i fazës çerekfinale

 

Grupi A

(“Ramazan Njala” – Durrës)

 

Të martën:

Barleti Volej – Elbasani      3-0

Teuta – Skënderbeu           3-0

 

Të mërkurën:

Elbasani – Skënderbeu      0-3

Barleti Volej – Teuta            3-0

 

Të enjten:

Skënderbeu – Barleti Volej            0-3

Teuta – Elbasani                  3-0

 

Renditja

Nr.       Skuadra         N.        F.         H.        Setet               Pikë

  1. Barleti Volej 3          3          0          9-0                  9
  2. Teuta 3          2          1          6-3                  6
  3. Skënderbeu 3          1          2          3-6                  3
  4. Elbasani 3          0          3          0-9                  0

 

Grupi B

(“Fahrie Hoti” – Tiranë)

 

Të martën:

Tirana – Flamurtari              3-0

Partizani – Vllaznia             1-3

 

Të mërkurën:

Tirana – Partizani                3-0

Flamurtari – Vllaznia           0-3

 

Të enjten:

Partizani – Flamurtari          3-0

Vllaznia – Tirana                  3-0

 

Renditja

Nr.       Skuadra         N.        F.         H.        Setet               Pikë

  1. Tirana 3          3          0          9-0                  9
  2. Vllaznia 3          2          1          6-4                  6
  3. Partizani 3          1          2          4-6                  3
  4. Flamurtari 3          0          3          0-6                  0

 

Kupa e Shqipërisë

Volejboll – Meshkuj

Kalendari i fazës çerekfinale

 

Grupi A

(“Asllan Rusi” – Tiranë)

 

Të martën:

Vllaznia – Farka Volej         3-0

Studenti                                 pushim

 

Të mërkurën:

Studenti – Vllaznia              2-3

Farka Volej                            pushim

 

Të enjten:

Farka Volej – Studenti        3-1

Vllaznia                                 pushim

 

Renditja

Nr.       Skuadra         N.        F.         H.        Setet               Pikë

  1. Vllaznia 2          2          0          6-2                  5
  2. Studenti 2          1          1          5-4                  4
  3. Farka Voleji 2          0          1          0-3                  0

 

Grupi B

(“Tomor Sinani” – Elbasan)

 

Të martën:

Teuta – Elbasani                  0-3

Tirana – Skënderbeu          3-0

 

Të mërkurën:

Skënderbeu – Elbasani      3-0

Tirana – Teuta                      3-1

 

Të enjten:

Teuta – Skënderbeu           3-0

Elbasani – Tirana                0-3

 

Renditja

Nr.       Skuadra         N.        F.         H.        Setet               Pikë

  1. Tirana 3          3          0          9-1                  9
  2. Teuta 3          2          1          7-3                  6
  3. Skënderbeu 3          1          2          3-6                  3
  4. Elbasani 3          0          3          0-9                  0

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh