Gjergj Vyshka 03.10.2014 14:35
Kampionati Kombëtar i Volejbollit për Femra e për Meshkuj është shtyrë për një javë. Që do të thotë se, sipas Federatës Shqiptare të Volejbollit, gjithçka do të nisë më 11 tetor. Ka ndodhur kështu, sepse klubet ende nuk kanë paguar 50 % të detyrimeve, sipas vendimit të kryesisë.
Madje Federata Shqiptare e Volejbollit, nëpërmjet Sekretarit të saj të Përgjithshëm Leonard Tase, i ka bërë thirrje dhe njëherë klubeve për plotësimin e dokumentacionin dhe kryerjen e pagesave.
Në të kundërt, ekipet që nuk plotësojnë kushtet e pjesëmarrjes sipas rregullores së brëndëshme do të jenë objekt sanksionesh. I vetmi ekip që ende nuk ka konfirmuar sallën e ndeshjeve është Studenti për femra.
Ndërkhë që kampionati nis më 11 tetor për meshkuj dhe për femra, Grupi A1 dhe me 18 tetor për Grupin A2 për femra.