Gjergj Vyshka 12.09.2015 08:45
Italia, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Polonia jo vetëm që janë të pamposhtura deri më tani në Kupën e Botës në volejboll për meshkuj, por dhe nuk njohin asnjë kundërshtar deri më tani.
Të kaltrit, pas tre fitoreve radhazi, sot do të përpiqen që të marrin fitoren e katërt në Kupën e Botës, ndërsa në Hiroshima djemtë e Blenxhinit do të përballen me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Skuadër e cila është kryesuese e grupit A. Të dyja skuadrat janë në të njëjtën kuotën pikësh 9, po aq sa edhe Polonia, e cila ka vendin e parë në grupin B. Dhe në të vërtetë Italia, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Polonia janë tre skuadrat e pathyeshme deri më tani në Kupën e Botës në volejboll për meshkuj.
Dhe duke mundur Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një shtatëshe teknike dhe fizike, do të thotë një hipotekim në rrugën për të kapur një nga dy vendet, që do të kualifikohen direkt për në Lojërat Olimpike “Rio de Zhaneiro 2016”.
Të dielën pastaj Italia do të ketë përballë skuadrën vendëse të Japonisë e kështu do të mbyllet faza e grupeve.
Kupa e Botës
“Japoni 2015”
Kalendari i ditës së katërt:
Grupi A
Hiroshima
Itali – Shtetet e Bashkuara të Amerikës
Australi – Egjipt
Japoni – Kanada
Grupi B
Hamamatsu
Iran – Poloni
Venezuelë – Tunizi
Rusi – Argjentinë