Gjergj Vyshka 07.01.2016 09:25
Nga Minatori tek Partizani, më pas tek Tirana, përsëri tek mirditoret për t’u akomoduar tek Barleti Volej. Trajneri shijakas deri më tani numëron tre tituj “kampion”, pa harruar të gjitha trofetë e tjera të fituara. AlbanianSport.com do t’ju sjellë këtu në 4 pjesë profilin që bashkëpunëtori ynë, Gjergj Vyshka ka përgatitur për të përditshmen sportive shqiptare “Sport Ekspres” dhe sot është pjesa e tretë.
… vijon nga dje
Tirana e mori, Tirana e hoqi
“20 dhjetor 2008 – 1 mars 2012. Katër sezone në krye të Tiranës. Jo vetëm rezultativ, ndërsa kemi dalë dy vjet kampion, por kur më kanë hequr si të paaftë ishin pranë titullit kampion të tretë radhazi”, rrëfen Gurabardhi. Një skuadër në të cilën luanin Bici e Braho, që sot janë tek Barleti Volej, Xhixha, Kokonozi, Hoxha etj. Por Tirana e mori dhe Tirana e hoqi…
… “i paafti”, “kampion” me Minatorin
Mirëpo sezoni 2011-2012 do ta gjente tek Minatori, ndërsa i “paafti” Hasan Gurabardhi do t’i nxirrte kampion mirditoret. Në një përballje titanësh me Universitetin “Marin Barleti” të Kreshnik Tartarin, teksa do ta mundte në ndeshjen e tretë në “Farie Hotin”, 1-3, Minatori do të ishte kampion me Hasan Gurabardhin…
Barleti Volej, e fundit
Që nga sezoni 2012-2013, Hasan Gurabardhi do të jetë trajneri i Barleti Volejit. Fillimisht nënkampion. Më pas dy tituj kampion dhe të gjitha kupat e mundshme. Dhe aktualisht është në krye të renditjes me shtatë ndeshje të fituara dhe asnjë të humbur; 21 sete të fituara dhe 1 të humbur. Por që vazhdon të pretendojë të jetë përsëri fitues. 10 dhjetor 2005-10 dhjetor 2015 kështu përmblidhet karriera dhjetëvjeçare e Hasan Gurabardhit me skuadrat e femrave, atje ku ka qenë gjithnjë fitues dhe pretendon të jetë përsëri.
Vijon nesër…