Gjergj Vyshka 10.02.2016 19:05
Gjyqtari tjetër ndërkombëtar i volejbollit, Erjon Mujo, ka lajmëruar dje se kanë pasur takim me avokaten në procesin që është hapur ndaj Federatës Shqiptare të Volejbollit për pagesat e prapambetura 2010-2014. Nuk janë pak, por një borxh prej rreth 11.000.000 lekësh, të cilat kanë qenë jo vetëm ndaj gjyqtarëve, por dhe hotel “Tiranës”.
“Do të paraqesim, – shkruan Mujo në profilin e tij në rrjetin social “Facebook”, – të gjithë dokumentacionin që disponojmë, pasi dokumentet që janë në Federatën Shqiptare të Volejbollit janë të bllokuara për shkak të auditit që Ministria e Arsimit dhe Sportit nuk e bëri asnjëherë, sepse ka shumë punë.”
“Ka që në tetor 2015 që duhet të çojë një grup auditi, ndërsa ne jemi këtu që t’i kujtojmë këtyre punëtorëve të shtetit që ne nuk harrojmë. Edhe pse kemi punët tona personale ne kemi kohë të merremi dhe punët e atyre që u takojnë t’i bëjnë”, – ka përfunduar gjyqtari ndërkombëtar i volejbollit, Erjon Mujo.
Pra në një anë kundërshtimi për kontratën e ofruar nga Federata Shqiptare e Volejbollit, nga ana tjetër procesi gjyqësor për borxhet e prapambetura. A do të jetë vazhdimi sezoni peng i gjyqtarëve, që janë plotësisht në të drejtën e tyre? Kjo është pyetja që duket se nuk ka nevojë për përgjigje, sepse sërish volejbolli po hyn në kolaps.
Palët në dyluftim, FSHV dhe gjyqtarët…