Gjergj Vyshka 10.09.2016 21:45
Dy gjyqtarët ndërkombëtarë të volejbollit shqiptar, Altin Telo dhe Erjon Mujo, nuk kanë marrë mbështetjen e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Volejbollit për t’u rikthyer në aktivitet.
Telo, për arsyet e tij nuk ka pranuar të gjykojë në pjesën e dytë të sezonit të kaluar e po kështu dhe Mujo, ndërsa të dy së bashku nuk kanë firmosur dhe kontratën e bashkëpunimit me Federatën Shqiptare të Volejbollit.
Parë kështu, Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Volejbollit në mbledhjen e 8 shtatorit është marrë vendimi i “refuzimit të aderimit si gjyqtar pranë Federatës Shqiptare të Volejbollit për sezonin 2016-2017 si të Telos, ashtu dhe Mujos”.
Dhe duke pasur një vendim të mbështetur në asnjë nen, ndërsa të dy gjyqtarët nuk lejojnë përbaltjen e karrierës së tyre, ata do t’i drejtohen Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv në Lozanë.