Gjergj Vyshka 02.10.2015 19:50
Italia në volejboll për femra në Kampionatin Evropian, që është duke u zhvilluar në Belgjikë e Holandë, është eliminuar në turin çerekfinal, ndërsa ka paguar kështu mungesën e vëmendjes në setin e parë dhe të tretë.
Edhe duke qenë “kampione” në fuqi, Rusia ka fituar 3-1 në Roterdam. Një rast i humbur për skuadrën e Bonitës, e cila ka arritur që në disa momente ta vërë në vështirësi skuadrën kundërshtare.
Por ka munguar freskia në disa momente themelore, sidomos në setin e parë e të tretë. Në setin e parë, Italia nuk arrin ta mbyllë setin edhe duke pasur pesë mundësi, ndërsa Rusia e ka marrë.
Një shkëputje e mirë në setin e dytë e Italisë, e cila ka pasur një epërsi 19-10. Në të tretin sërish paguhen mungesa e vëmendjes dhe të katërtin, Rusia është gjithnjë në epërsi. Çiftet gjysmëfinaliste janë Turqi-Serbi dhe Holandë-Rusi.
Kampionati Evropian
i Volejbollit – Femra
“Holandë-Belgjikë”
Çerekfinalet:
(Antverp – Belgjikë)
Turqi – Gjermani 3-2
Serbi – Belgjikë 3-1
(Roterdam – Holandë)
Holandë – Poloni 3-1
Rusi – Itali 1-3
Gjysmëfinalet
(Të shtunën)
Turqi – Serbi
Holandë – Rusi
Finalja
(Të dielën në Roterdam)