Gjergj Vyshka 16.12.2015 10:40
Ajo që duhet evidentuar është fakti se takimi i luajtur në Sallën Sportive “Fahrie Hoti” në kryeqytet midis Partizanit dhe Vllaznisë në volejboll për femra, nuk është ndjekur prej më shumë se sa 13 vetë. Një indiferencë totale, edhe pse volejbollistet luajnë për të kënaqur sportdashësit. Përtej kësaj Partizani e ka nisur me dëmtimin e Gongës gjatë lojës dhe zëvendësimin e saj nga Kaçani. Dhe në një farë mënyre të kuqet ecin mirë, ndërsa Shehu është e papërmbajtshme në gjuajtjet e saj.
8-5, 16-14, 19-17 dhe në fund 25-17 për Partizanin. Krijohet përshtypja se të kuqet do ta kenë shumë të lehtë. Por nuk ndodh kështu. Vllaznia e mbështetur fort tek Shqipe Molla, por dhe tek Picaku, Zhivanaj, Petëza, Koçeku e Rranza, pa harruar këtu organizimin perfekt të Vistarajt, është kthyer në një ansambël të jashtëzakonshëm që e ka të vështirë të gabojë. Vllaznia në setin e dytë është gjatë gjithë kohës në epërsi në setin e dytë; 2-7, 2-8, 14-16, 15-18 dhe në fund 15-20.
Thanasi në parket e Tarja nga shkallët e tribunës, teksa ka qenë nën shoqërinë e dy inspektorëve të Klubit Shumësportësh “Partizani”, Elton Stafa dhe Sokol Bulku, shkundin ekipin që deri në pushimin e parë teknik është në epërsi 8-5. Por kthen Vllaznia në 11-14. Futet në lojë Gonga dhe Partizani e përmbys në 15-14. Edhe një herë kthen Vllaznia; 15-16, 20-22 dhe në fund 20-25. Seti i katërt është i gjithi për Vllazninë, që tashmë e kishte shtruar rrugën e një fitoreje të madhe.
5-8, 5-10, 9-16, 14-20, 19-21, 21-23 dhe në fund 22-25 dhe 3-1. Duke llogaritur që Vllaznia sot do të përballet me kundërshtarin më të dobët të grupit, Flamurtarin, atëherë me përqindje të madhe sigurie është gjysmëfinaliste e Kupës së Shqipërisë. Dhe për atë që ka bërë ndaj Partizani e meriton.
Partizani – Vllaznia 1-3
(25-17, 15-25, 20-25, 22-25)
Partizani: Reka, Shehu, Xhaferaj, Meçorapoj, Shaba, Gongo, Shera (L) / Kaçani, Balla, Goxhaj. Trajner: I. Thanasi
Vllaznia: L. Picaku, Zhivanaj, Sh.Molla, Vistaraj, Peteza, Kiri (L), Koçeku / Rranza. Trajner: S. Goga
Gjyqtarë: E. Preka, E. Zenullari (Tiranë)
Kupa e Shqipërisë
Volejboll – Femra
Grupi B
(“Fahrie Hoti” – Tiranë)
Të martën:
Tirana – Flamurtari 3-0
Partizani – Vllaznia 1-3
Të mërkurën:
Tirana – Partizani ora 16:00
Flamurtari – Vllaznia ora 18:00
Të enjten:
Partizani – Flamurtari ora 16:00
Vllaznia – Tirana ora 18:00
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Setet Pikë
- Tirana 1 1 0 3-0 3
- Vllaznia 1 1 0 3-1 3
- Partizani 1 0 1 1-3 0
- Flamurtari 1 0 1 0-3 0