Vllaznia në volejboll për femra e ka kaluar pa problem Elbasanin, teksa e ka mundur dje pasdite në Pallatin e Sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës, 3-1. Mikeshat kanë arritur të shfaqen të rrezikshme vetëm në setin e tretë, të cilin e fituan me rezultatin 20-25.
Ndërkohë, në të gjithë setet e tjera, volejbollistet vendëse kanë diktuar në fushën e lojës. Seti i parë është mbyllur me shifrat 25-21 në favor të Vllaznisë. Loja e mirë ka vazhduar edhe në setin e dytë, madje duke e fituar atë lehtësisht 25-18.
Pasi janë “shkundur” pak me atë set të tretë të fituar nga kundërshtari, të karikuara edhe nga trajnerja e tyre Sadije Gogo, volejbollistet shkodrane kanë shpërthyer në setin e katërt, të cilin e mbyllën 25-15 dhe krejt ndeshjen 3-1.
Vllaznia – Elbasani 3-1
(25-21, 25-18, 20-25, 25-15)
Vllaznia: Qershia, Zhivani, Petëza, Koçeku, Picaku, Sh. Molla / A. Molla, Dodani, Çulaj, Vistaraj. Trajnere: S. Goga
Elbasani: Shadini, Kokuja, Garunja, Poroçani, Beshiri, Zhorda / Cërriku, Gjeli. Trajnere: R. Garunja.
Gjyqtarë: E. Kurti, A. Shehu (Tiranë)
Kampionati Kombëtar
i Volejbollit – Femra
Grupi A1
Java e 12-të
(17-18 mars 2017)
Të premten:
Vllaznia – Elbasani 3-1
Të shtunën:
Skënderbeu – Lushnja ora 12:00
Teuta – Barleti Volej ora 16:00
Tirana – Partizani ora 16:00
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Setet Pikë
1. Barleti Volej 11 11 0 33-4 32
2. Teuta 11 9 2 30-10 27
3. Partizani 11 8 3 27-12 25
4. Tirana 11 6 5 22-16 19
5. Vllaznia 12 6 6 20-24 16
6. Lushnja 11 3 8 12-26 8
7. Skënderbeu 11 2 9 10-28 8
8. Elbasani 12 0 12 1-36 0