Gjergj Vyshka 03.03.2017 19:35
“Mund të them që edhe finalja u bë e bukur, sikurse ndodhi edhe në gjysmëfinale me Partizanin, – ka thënë trajneri i Barleti Volejit, Hasan Gurabardhi, pas triumfit në finalen e Kupës së Shqipërisë ndaj Tiranës. – Them që e kemi merituar suksesin, megjithatë Tirana mbetet Tiranë.”
“Padyshim që do të jetë rivale e denjë deri në fund siç mund të jenë Partizani dhe Teuta, – ka vijuar ai. – Unë e kam përmendur që në fillim të sezonit gara sa vjen dhe vështirësohet dhe për momentin jemi në katër skuadra pretendente për titull. Me Partizanin e patëm më të vështirë, edhe ato luajtën shumë mirë, por edhe ne nuk bëmë lojën tonë.”
“Ju e patë vetë që atë ndeshje lojtarja e re Picaku nuk ishte në ditën e saj më të mirë, ndërsa dje ka shkëlqyer. Pra janë situata që ndodhin në volejboll, sidomos në finale. Ndshje të tilla janë të vështira, emocionet bëjnë punën e tyre, por rëndësi kanë fitoret në fund”, – ka përfunduar trajneri Hasan Gurabardhi.