Nga Gjergj Vyshka 10.04.2016 16:35
Tirana e volejbollit të femrave dje në ndeshjen e fundit të fazës së dytë jo vetëm që ka qenë super, por ka dhënë leksion, si dhe një dush të ftohtë ndaj kampionëve në fuqi Barletit Volej.
Aq sa në mesin e setit të tretë, presidenti i Barletit Volej, Gafurr Dudaj, jo vetëm që është larguar i pakënaqur, por e ka kërkuar pas ndeshjes në analizë trajnerin Gurabardhi.
E vërteta është se ka qenë një ndeshjet më të dobëta të Barletit Volej këtë sezon, që, edhe atëherë kur ka fituar, përsëri ka pasur vështirësi me Tiranën. Bardheblutë e Gorenxës mbështetur fort tek Tuci e Nezaj, por dhe Shkurti e Blloku, apo dhe Pirra e Sejfullai, nën organizimin e Hoxhës, kanë bërë gjithçka mirë.
Në përfundim Tirana sot është kryesuese e denjë e volejbollit të femrave dhe me një përqindje shumë të madhe për kampione, sepse ka treguar që e meriton një trofe të tillë. Të paktën për skuadrën që ka…
Kampionati Kombëtar
i Volejbollit – Femra
Grupi A1
Java e 14-të
(9 prill 2016)
Partizani – Teuta 0-3
Barleti Volej – Tirana 1-3
Skënderbeu – Flamurtari 3-0
Elbasani – Vllaznia 0-3
Renditja
Nr. Skuadra N F H Setet Pikë
- Tirana 14 13 1 40-4 39
- Barleti Volej 14 13 1 40-4 39
- Skënderbeu 14 10 4 30-16 28
- Teuta 14 6 8 23-26 20
- Vllaznia 14 6 8 21-26 18
- Partizani 14 6 8 18-28 18
- Elbasani 14 2 12 9-36 6
- Flamurtari 14 0 14 1-42 0