Gjergj Vyshka 13.12.2014 09:20
Tirana është skuadra e parë e grupit B të Kupës së Shqipërisë në volejboll për femra që ka siguruar fazën gjysmëfinale. Dhe kjo pas fitores së vështirë ndaj Partizanit, 3-2.
Ka qenë një fillim inkandeshent i Partizanit, që ka rikuperuar në setin e parë duke përmbysur nga 22-24 në 26-24.
Dhe seti i dytë, me një Tiranë që për asnjë moment nuk e mblodhi veten, është tërësisht i Partizanit, që ka fituar 25-12.
Mirëpo këtu bie Partizani dhe Tirana nuk lëshon më, ndërsa rikuperon në tre setet dhe në fund fiton 3-2.
Ndërkohë që Vllaznia ka fituar me vështirë 3-1 me Apoloninë. E sot janë ndeshjet e fundit në grup, të cilat do të përcaktojnë skuadrën e dytë gjysmëfinaliste.
Kupa e Shqipërisë
Volejboll – Femra
Kalendari i i ndeshjeve në grupe:
Grupi B
- Tirana
- Partizani
- Vllaznia
- Apolonia
Dita e parë
(11 dhjetor 2014)
Tirana – Apolonia 3-0
(25-12, 25-8, 25-14)
Partizani – Vllaznia 3-0
(25-16, 25-12, 25-19)
Dita e dytë
(12 dhjetor 2014)
Apolonia – Vllaznia 1-3
(17-25, 26-24, 23-25, 23-25)
Tirana – Partizani 3-2
(24-26, 12-25, 25-11, 26-24, 15-3)
Dita e tretë
(13 dhjetor 2014)
Partizani – Apolonia ora 14:00
Tirana – Vllaznia ora 16:00
Grupi A
- Barleti Volej
- Teuta
- Skënderbeu
- Elbasani
Dita e parë
(3 dhjetor 2014)
Barleti Volej – Elbasani 3-0
(25-14, 25-19, 25-17)
Teuta – Skënderbeu 3-0
(25-18, 25-16, 25-18)
Dita e dytë
(4 dhjetor 2014)
Elbasani – Skënderbeu 0-3
(19-25, 14-25, 24-26)
Barleti Volej – Teuta 3-0
(25-15, 25-21, 25-16)
Dita e tretë
(5 dhjetor 2014)
Barleti Volej – Skënderbeu 3-0
(25-7, 25-19, 25-14)
Teuta – Elbasani 3-0
(25-18, 25-18, 25-20)