AlbanianSport.com 25/02/2018 14:00
ASNN – Tirana e volejbollit të femrave e ka pasur një seancë stërvitore ndeshjen me Skënderbeun, skuadër e cila e ka të vështirë të bëjë diferencën me më të forta se ajo. Madje nëse korçaret kanë shënuar disa pikë më shumë, por jo deri në përmbysje, kjo ka ardhur për shkak të neglizhencës, apo mungesës së vëmendjes në momente të caktuara të Tiranës.
Megjithatë bardheblutë e Gorencës e kanë pasur nën kontroll situatën, ndërsa kanë fituar tre sete radhazi 25-16, 25-18 dhe 25-17. Pikëshënueset më të mira ishin Joana Kushi e Tiranës dhe Eleni Bego e Skënderbeut, me nga 12 pikë secila. Në bllok ka dalë fituese Joana Kushi e Tiranës me 8 mure fituese, kurse në shërbim Shira e Tiranës me 3 rezultative, pasuar nga Shkurti dhe Kaçorri të Tiranës, me nga dy.
Në total në tre sete Tirana ka shënuar 75 pikë, prej të cilave 59 pikë vetë, kurse 16 pikë kanë ardhur nga gabimet e Skënderbeut. Në anën tjetër, Skënderbeu, në total, në tre sete, kishte 51 pikë prej të cilave 34 pikë vetë, kurse 17 pikë kanë ardhur nga gabimet e Tiranës, e cila ka fituar dhe duke gabuar.
Tirana – Skënderbeu 3-0
(25-16, 25-18, 25-17)
Tirana: Shkurti (Paloka), Sejfullai (L), Kokonozi (Hoxha), Shira, Kushi, Kole, Milo, Shehi (L) / A. Hoxha, Kaçorri. Trajner: A. Gorenca
Skënderbeu: Shahu, Grabocka, Bego, Demiraj, Beshiri, Mitre, Hasaj (L). Trajnere: M. Shahu
Gjyqtarë: R. Kuka, G. Sakaj (Vlorë)
Kampionati Kombëtar
i Volejbollit – Femra
Grupi A1
Java e 10-të
(24 shkurt 2018)
Korabi – Barleti Volej 0-3
Tirana – Skënderbeu 3-0
Vllaznia – Partizani 0-3
Teuta – Lushnja 3-0
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Setet Pikë
- Barleti Volej 10 10 0 30-3 30
- Tirana 10 8 2 24-9 24
- Partizani 10 8 2 25-8 23
- Teuta 10 6 4 22-15 18
- Skënderbeu 10 4 6 14-19 12
- Vllaznia 10 2 8 11-24 7
- Lushnja 10 1 9 4-27 3
- Korabi 10 1 9 3-28 3