AlbanianSport.com 19.10.2014 16:10
ASNN – Kampionati Kombëtar i Volejbollit për Femra ka luajtur dje 3 prej ndeshjeve të javës së tij të dytë, ndërsa takimi midis kampionëve në fuqi, Barleti Volejit, dhe Flamurtarit, është shtyrë.
Në mungesë të kampionëve, dy rivalet kryeqytetase, Tirana dhe Partizani, kanë vijuar të korrin fitoret e dyta radhazi, duke ndarë edhe kreun e renditjes me pikë të plota, 6. Bardheblutë nuk kanë gabuar në Sallën Sportive “Fahrie Hoti” në kryeqytet, duke fituar në 3 sete ndaj Teutës.
Ndërkaq, në Korçë, Skënderbeu vendas është mundur në 4 sete nga Partizani. Në takimin tjetër të kësaj jave, Vllaznia nuk ka gabuar në kryeqytet përballë Studentit, duke fituar në 3 sete.
Kampionati Kombëtar
i Volejbollit – Femra
Grupi A1
Java e dytë
(18 tetor 2014)
Skënderbeu – Partizani 1-3
Barleti Volej – Flamurtari (është shtyrë)
Tirana – Teuta 3-0
Studenti – Vllaznia 0-3
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Setet Pikë
- Tirana 2 2 0 6-0 6
- Partizani 2 2 0 6-1 6
- Barleti Volej 1 1 0 3-1 3
- Vllaznia 2 1 1 4-3 3
- Skënderbeu 2 1 1 4-4 3
- Teuta 2 0 2 1-6 0
- Flamurtari 1 0 1 0-3 0
- Studenti 1 0 1 0-3 0