Gjergj Vyshka 24.09.2016 14:25
Në gjysmëfinalen e dytë, Tirana me përvojën e Shkurtit, të Sallakut, Sejfullait, Metës, Xhixhës e të resë Kushi nën organizimin e Hoxhës e kanë kthyer në një ndeshje stërvitore përballjen me Skënderbeun. Ndonëse korçaret janë munduar me Shahun, Beshirin e Demirajn, sërisht në fund ka dalë fituese Tirana. Shifrat e seteve s’kanë nevojë për shumë koment, sepse është 3-0 e pastër, 25-9, 25-12, 25-20.
Pikëshënuesja më e mirë e ndeshjes Kushi e Tiranës me 12 pikë pasuar nga Shahu e Skënderbeut me 10 pikë, si dhe Paloka (Shkurti) me 9 pikë. Në bllok ka dalë fituese Xhixha e Tiranës, me 3 mure fituese, kurse në shërbim Paloka (Shkurti) me 5 rezultative, pasuar nga Gjokutaj (Sallaku) dhe Hoxha, me nga 3 secila.
Në total, në tre sete Tirana ka shënuar 75 pikë prej të cilave 61 pikë vetë, kurse 14 pikë kanë ardhur nga gabimet e Skënderbeut. Në anën tjetër Skënderbeu në tre sete ka realizuar 41 pikë prej të cilave 29 pikë vetë, kurse 12 pikë kanë ardhur nga gabimet e Tiranës. Në përfundim një fitore e merituar e bardhebluve.
Tirana – Skënderbeu 3-0
(25-9, 25-12, 25-20)
Tirana: Paloka (Shkurti), Sejfullai (L), Xhixha, Gjokutaj (Sallaku), Meta, Kushi, Hoxha / Kokonozi (Hoxha), Shira. Trajner: A. Gorenxa
Skënderbeu: Shahu, Grabocka, Beshiri, Demiraj, Mujo, Dallas, Busho (L) / Potomi. Trajnere: T. Marash
Gjyqtarë: T. Zguri, Ç. Kojku (Tiranë)
Kupa e Federatës Shqiptare të Volejbollit
Kalendari i Femrave
Gjysmëfinalet:
23 shtator 2016:
Barleti Volej – Teuta 3-1
(19-25, 25-21, 25-10, 25-8)
Tirana – Skënderbeu 3-0
(25-9, 25-12, 25-20)
Finalja
25 shtator 2016:
Barleti Volej – Tirana ora 17:00