Gjergj Vyshka 09.10.2016 18:10
Bardheblutë e Adrian Gorenxës kanë pasur mundësinë e provës së të rejave, ndërsa shkëlqen përsëri Stela Agolli. Verdheblutë rezistojnë vetëm në një set e më pas nuk janë më në fushë. Paloka (Shkurti) dhe Xhixha janë shtysë për të rejat e formacionit bardheblu. Mirëpo luhet pikë më pikë deri në pushimin e parë teknik atje ku Tirana është në epërsi 8-7.
Mandej në të dytin është shkëputur 16-12 dhe në 18-12 Garunja merr pushimin e parë. Elbasani merr zemër. Poroçani është e saktë në pushim aq ngushtohet rezultati 18-15. 23-18 për Tiranën dhe fundi i setit të parë shënon shifrat 25-18. I dyti nis krejtësisht ndryshe për Tiranën që nuk lëshon për asnjë çast; 8-3, 16-5 dhe 25-10. Largohen Paloka (Shkurti) dhe Xhixha e në fushë Kokonozi (Hoxha) dhe Meta.
Por Tirana sërish funksionon si një asambël. 8-1, 16-6 dhe në fund 25-15 dhe krejt 3-0. Pikëshënuesja më e mirë e ndeshjes ishte Stela Agolli, me 16 pikë, e ndjekur nga Kushi e Tiranës, me 11 pikë, Xhixha e Tiranës, me 11 pikë, dhe Es. Garunja e Elbasanit, me 8 pikë. Në bllok ka dalë fituese Kushi e Tiranës, me dy mure të suksesshme, kurse në shërbim Fusha e Tiranës, me 5 të sakta pasuar nga Poroçani e Elbasanit me 3.
Po kështu, me radhë Paloka (Shkurti), Xhixha, Agolli e Hoxha kanë patur nga dy shërbime rezultative. Në total, në 3 sete Tirana, ka realizuar 75 pikë, prej të cilave 65 pikë vetë, kurse 10 pikë kanë ardhur nga gabimet e Elbasanit. Në anën tjetër, në 3 sete, Elbasani ka realizuar në total 42 pikë prej të cilave 25 pikë vetë, kurse 17 pikë kanë ardhur nga gabimet e Tiranës, që sidoqoftë, e ka merituar suksesin.
Tirana – Elbasani 3-0
(25-18, 25-10, 25-14)
Tirana: Paloka (Shkurti), Xhixha, Agolli, Kushi, Hoxha, Fusha, Shehi (L) / Shira, Kokonozi (Hoxha), Meta. Trajner: A. Gorenxa
Elbasani: Zhorda, Kokuja, Es. Garunja, Shadini, Gjeli, Bella (L), Poroçani / Beshiri, Cërriku, Kotorri. Trajnere: R. Garunja
Gjyqtarë: I. Fështi (Tiranë), M. Kondakçiu (Lushnjë)
Kampionati Kombëtar
i Volejbollit – Femra
Grupi A1
Java e dytë
(7-11 tetor 2016)
Të premten:
Partizani – Barleti Volej 0-3
Të shtunën:
Tirana – Elbasani 3-0
Skënderbeu – Teuta 0-3
Të martën:
Vllaznia – Lushnja ora 14:00
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Setet Pikë
- Barleti Volej 2 2 0 6-0 6
- Teuta 2 2 0 6-2 5
- Tirana 2 1 1 5-3 4
- Partizani 2 1 0 3-3 3
- Vllaznia 1 1 0 3-2 2
- Skënderbeu 2 0 2 2-6 1
- Elbasani 2 0 2 0-6 0
8. Lushnja 1 0 1 0-3 0