AlbanianSport.com 07.03.2017 09:45
ASNN – Teuta në volejboll për femra e ka mundur pastër Elbasanin 3-0, në ndeshjen, e cila është luajtur dje në Pallatin e Sportit “Tomor Sinani”, që në fundjavë do të jetë i zënë me festimet e ditës së verës.
Durrsaket, nuk e kanë vënë, për asnjë moment, në diskutim fitoren, ku e kanë zgjidhur gjithçka shumë shpejt. Seti i parë u mbyll në favor të skuadrave mikesha me shifrat 25-13.
I njëjti ritëm vijon edhe në të dytin, sepse vendëset duken të pafuqishme për të rezistuar. Ndaj ky set mbyllet 25-12. Teuta nuk gabon as në setin e tretë, duke fituar 25-13 dhe e mbyllur krejt takimin në shifrat 3-0 në një kohë rekord.
ELBASANI – TEUTA 0-3
(13-25, 12-25, 13-25)
ELBASANI: Zhorda, Peqini, Kotorri, Beshiri, Kokuja, Xhufka, Poroçani, Shadini, Garunja, Gjeli, Meta, Cërriku, Bella, Librazhdi. Trajnere: R. Garunja
TEUTA: Begiçi, Gashi, Matoshi, Guza, Rexhepi, Disha, Cuka, Beci, Jahja, Avdyli, Hoxha, Muka. Trajner: E. Jazenxhi
GJYQTARË: Ç. Kojku, A. Nurja (Tiranë)
Kampionati Kombëtar
i Volejbollit – Femra
Grupi A1
Java e 11-të
(6-11 mars 2017)
Të hënën:
Elbasani – Teuta 0-3
Të shtunën:
Barleti Volej – Skënderbeu ora 13:00
Lushnja – Tirana ora 13:00
Partizani – Vllaznia ora 15:00
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Setet Pikë
- Barleti Volej 10 10 0 30-4 29
- Teuta 11 9 2 30-10 27
- Partizani 10 7 3 24-12 22
- Tirana 10 5 5 19-16 16
- Vllaznia 10 5 5 17-20 13
- Lushnja 10 3 7 12-23 8
- Skënderbeu 10 2 8 10-25 8
- Elbasani 11 0 10 1-33 0