AlbanianSport.com 10/02/2019 23:15
ASNN – Po në kuadër të javës së 8-të të Grupit A1, nivelit më të lartë të Kampionatit Kombëtar të Volejbollit të Femrave, i Kategorisë së Parë, Teuta e Durrësit regjistroi një fitore të thellë e të merituar ndaj Lushnjës, me rezultatin 3-0, duke shfaqur shenja besimi që mund të bëjë progres në vazhdimësinë e kësaj faze të dytë të garës.
Vajzat bregdetare mundën Lushnjën pa ndonjë vështirësi serioze, duke mos u dhënë asnjë shans vajzave myzeqare. Kështu, seti i parë përfundoi me shifrat 25-12, i dyti me shifrat 25-18 dhe i treti 25-15, një fitore sa hap e mbyll sytë për ekipin e Teutës. Natyrisht, Lushnja është një skuadër me probleme.
Dhe nuk e ka cilësinë e duhur për të rivalizuar dhe shihet nga ekipet kundërshtare si rival ku mund të futesh në fushë e të marrësh pikët e plota. Kjo fitore e ngjit Teutën në kuotën e 9 pikëve, në vend të pestë, ndërsa Lushnja mbetet në vend të fundit me vetëm 1 pikë.
Si përfundim, mund të thuhet se java e 8-të e kampionatit në volejbollin elitar të femrave nuk pati surpriza të mëdha, por pati fitues të mëdhenj, sikurse është Mirdita që konsolidon pozitat e saj në renditje, apo dhe ngjitja e frikshme e Tiranës që “kërcënon” skuadrat e kreut. Gara, sidoqoftë, mbetet e hapur deri në fund dhe kjo e bën kampionatin interesant.
Teuta – Lushnja 3-0
(25-12, 25-18, 25-15)
Kampionati Kombëtar
i Volejbollit – Femra
Grupi A1
Java e 8-të
E shtunë, 9 shkurt 2019:
Teuta – Lushnja 3-0
Skënderbeu – Partizani 0-3
Mirdita – Barleti Volej 3-2
Tirana – Vllaznia 3-1
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Setet Pikë
- Mirdita 8 7 1 23-6 21
- Barleti Volej 8 6 2 22-9 19
- Tirana 8 6 2 20-8 18
- Partizani 8 6 2 19-9 17
- Teuta 8 3 5 10-16 9
- Skënderbeu 8 2 6 7-19 6
- Vllaznia 8 2 6 8-21 5
- Lushnja 8 0 8 2-24 1