Gjergj Vyshka 12.03.2016 13:05
Vllaznia është renditur në vendin e tretë në Kupën e Shqipërisë, teksa dje ka mundur 3-1 Teutën. E ka nisur mirë skuadra shkodrane lojën, teksa ka fituar dy setet e para 25-20 dhe 25-19. Por Teuta ka kthyer në lojë duke fituar setin e tretë 25-18. I katërti është i luftuar me dëshirën e durrsakeve për ta çuar në finale, kurse Vllaznia për ta mbyllur ndeshjen.
Ka triumfuar dëshira e vajzave të Sadije Gogajt, të cilat e kanë fituar setin 25-22 dhe krejt ndeshjen 3-1. Pikëshënuesja më e mirë Shqipe Molla me 19 pikë e ndjekur nga Begiçi me 15 pikë dhe Guza me 12 pikë. Në bllok ka dalë fituese Petëza e Vllaznisë me 5 mure rezultative, kurse në shërbim Shqipe Molla dhe Picaku e Vllaznisë me katër, si dhe Rexhepi i Teutës me katër, kurse Begiçi e Guza të Teutës me tre.
Në total në katër sete Vllaznia ka realizuar 93 pikë prej të cilave 70 pikë vetë, kurse 23 pikë kanë ardhur nga gabimet e Teutës. Në anën tjetër Teuta në katër sete ka realizuar 86 pikë prej të cilave 51 pikë vetë, kurse 35 pikë kanë ardhur nga gabimet e Vllaznisë, e cila e ka merituar vendin e tretë.
Vllaznia – Teuta 3-1
(25-20, 25-19, 18-25, 25-22)
Vllaznia: Sh. Molla, Qershiza, Picaku, Koçeku, Peteza, Vistaraj (L), Zhivanaj / Rranza, A. Molla, Kiri (L). Trajnere: S. Gogaj
Teuta: Begiçi, Guza, Avdiu, Rexhepi, Dervishi (L), Disha, Saliu / Çuka, Hoxha. Trajner: E. Jazenxhiu
Gjyqtarë: A. Shehu, R. Mujo (Tiranë)
Kupa e Shqipërisë
Volejboll – Femra
Kalendari i fazës finale:
(11-12 mars 2016)
Të premten:
Barleti Volej – Vllaznia 3-0
Tirana – Teuta 3-0
Të shtunën:
Për vendet 3-4:
Vllaznia – Teuta 3-1
Finalja:
Barleti Volej – Tirana 3-1