Gjergj Vyshka 05.04.2016 07:55
Teuta në volejboll për femra i ka rritur shpresat e veta për të qenë në “play-off”-in final të nivelit më të lartë të Kampionatit Kombëtar, që njihet si Grupi A1, ndërsa tashmë pret ndeshjen e së shtunës ndaj Partizanit në kryeqytet.
Atje ku do të vendoset skuadra e katërt e fazës finale të titullit “kampion” në volejboll për femra. Durrsaket dje kanë fituar 3-1 me Elbasanin, atje ku kanë marrë me vështirësi setin e parë, 25-21.
Më pas e kanë humbur në pikët shtesë setin e dytë, 24-26. Dhe kanë shpërthyer në dy të tjerët, 25-16 dhe 25-19. Dhe krejt ndeshja 3-1 për durrsaket e trajnerit Edmond Jazenxhiu.
Teuta – Elbasani 3-1
(25-21, 24-26, 25-16, 25-19)
Kampionati Kombëtar
i Volejbollit – Femra
Grupi A1
Java e 13-të
(2 prill 2016)
Të shtunën:
Vllaznia – Barleti Volej 0-3
Flamurtari – Partizani 0-3
Tirana – Skënderbeu 3-0
Të shtunën:
Teuta – Elbasani 3-1
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Setet Pikë
- Barleti Volej 13 13 0 39-1 39
- Tirana 13 12 1 37-3 36
- Skënderbeu 13 9 4 27-16 25
- Partizani 13 6 7 18-25 18
- Teuta 13 5 8 20-26 17
- Vllaznia 13 5 8 18-26 15
- Elbasani 13 2 11 9-33 6
- Flamurtari 13 0 13 1-39 0