Gjergj Vyshka 29.11.2014 13:10
Durrsaket kanë rezistuar vetëm në një set ndaj Barleti Volej e më pas janë shkërmoqur sikur të ishin një ekip amator. Në setin e parë, skuadra e trajnerit Hasan Gurabardhi edhe duke qenë gjithnjë në epërsi 9-5, 12-6, 16-8, ka dalë fituese 25-16. Një shkundje e shpejtë e Teutës nga trajneri Jazenxhiu dhe gjërat ndryshojnë për mirë për skuadrën durrsake.
Teuta është në epërsi 7-10, 7-12, 7-13, 10-13 dhe 20-21. Por vetëm kaq. Pas barazimit 24-24, Barleti Volej gjen forcat për të shënuar dy pikët shtesë duke e fituar setin 26-24. Në të tretin nuk ka më histori, Barleti Volej fiton 25-11 dhe krejt ndeshje për thuajse një orë 3-0. Pikëshënuesja më e mirë e ndeshjes Braho dhe Bici e Barleti Volej me 13 pikë secila.
Në bllok kanë dalë fituese Bici e Nezaj me katër mure fituese, kurse në shërbim është e saktë Zakova e Teutës me tre të tilla. Në total Barleti Volej shënoi 76 pikë, prej të cilave 59 vetë, kurse 17 kanë ardhur nga gabimet e durrsakeve. Në krahun tjetër Teuta në tre sete ka realizuar 51 pikë, prej të cilave 38 vetë, kurse 13 kanë ardhur nga gabimet e kampioneve.
Barleti Volej – Teuta 3-0
(25-16, 26-24, 25-11)
Barleti Volej: Harxhi, Fagu (L), Braho, Bici, Tuci, A. Gjermeni, Nezaj / J. Gjermeni, Hasku, Dervishi, Picaku. Trajner: H.Gurabardhi
Teuta: Begiç, Llupo (L), Gashi, Zakova, Smajlaj, Borshi, Dallupi / Çerpia, Saliu, Cuka, Jahja (L). Trajner: E. Jazenxhiu
Gjyqtarë: F. Mujo, E. Zenurllari (Tiranë)