Gjergj Vyshka 07.01.2017 16:10
Duke mbetur tek organizatorja braziliane Melisa Ortega, trajneri i Partizanit në volejboll për femra, Roland Tarja, zbulon se aty ka qenë problemi i skuadrës së tij, ndonëse Gongo është munduar të japi më të mirën e tij, veçanërisht në shërbim kur ka qenë në shumicën e rasteve rezultateve.
“Ardhja e një organizatoreje tregon se diçka nuk ka shkuar mirë në këtë rol. Është një rol i rëndësishëm për të synuar më lart”, – ka thënë Tarja, i cili ka bërë gjithashtu edhe vlerësimin e kundërshtarëve që janë jo vetëm në luftën për titull kampion, por dhe për Kupën e Shqipërisë.
“Barleti Volej mbetet gjithnjë në krye, por dhe Tirana e Teuta janë të denja për të rivalizuar për trofetë kombëtar. Ne do të mundohemi të bëjmë më të mirën për t’i kthyer trofetë Partizanit në volejboll për femra”, – ka përfunduar trajneri i të kuqeve të rrjetës, Roland Tarja.