Gjergj Vyshka 26.02.2015 14:40
Përfaqësuesja e volejbollit për vajza rikthehet në parket pas dy vjetësh mungesë mbledhjeje. Trajneri Gurabardhi: “Kanë munguar për arsye dëmtimi Thaka e Vokrri, ndërsa Bego s’ka pasur mundësi të vijë”.
E gjithë seanca stërvitore e ekipit kombëtar të rrjetës shqiptare ka zgjatur rreth dy orë. Ajo ka nisur me një nxemje të mirë dhe, më pas, është kaluar në disa veprime taktike e teknike.
Për të kaluar më pas në një lojë, e cila në fakt është gjykuar nga gjyqtari i njohur Fatos Mujo. Ajo që ra në sy ka qenë fakti se mjeshtri i rrjetës dinamovite Vangjel Koja është marrë posaçërisht me Bicin, pa harruar dhe lojtaret e reja.
Në përfundim është thënë se do të ketë dhe grumbullime të tjera.
Lista e lojtarëve të grumbulluara në kombëtare
Organizatore:
Fabiola Harxhi (Barleti Volej)
Ana Gjelaj (Vllaznia)
Çezarina Xheka (Partizani)
Ornela Gashi (Teuta)
Sulmuese 4:
Enkelejda Braho (Barleti Volej)
Esmeralda Tuci (Barleti Volej)
Romina Matoshi (Tirana)
Selda Smajlaj (Teuta)
Armela Gjermeni (Barleti Volej)
Sara Shehu (Partizani)
Lojtare Qendre 3:
Klonarda Nezaj (Barleti Volej)
Klava Petazi (Vllaznia)
Malvina Tuci (Partizani)
Sara Hasku (Barleti Volej)
Shqipe Molla (Vllaznia)
Diagonaliste 2:
Erblira Bici (Barleti Volej)
Iva Xhixha (Partizani)
Kejsi Matraku (Tirana)
Paula Koçeku (Vllaznia)
Libero:
Eni Fagu (Barleti Volej)
Amarilda Llupo (Teuta)
Ester Agolli (Partizani)