Gjergj Vyshka 11.12.2016 14:25
Ndoshta nuk e kishin parashikuar, por të paktën në dy setet e para Skënderbeu ka bërë rezistencë. 7-8, 7-12, 15-15, 16-15, 19-17 dhe seti i parë është në favor të Tiranës, 25-20. I dyti 4-3, 4-8, 6-11, 10-12, 16-12, 19-20 dhe në përfundim 25-23 për bardheblutë. Në të tretin s’ka më histori, Tirana fiton 25-12.
Pikëshënuesja më e mirë e ndeshjes ka qenë Shahu e Skënderbeut, me 16 pikë e ndjekur nga Xhixha e Tiranës, me 15 pikë, si dhe Gjokuta (Sallaku) dhe Paloka (Shkurti) e Tiranës, me nga 12 pikë.
Në bllok kanë dalë fitues me dy mure të forta Shira dhe Kushi të Tiranës, kurse në shërbim, me 6 rezultative, Dallas e Skënderbeut. Në total, në 3 sete, Tirana ka realizuar 75 pikë, prej të cilave 65 pikë vetë.
Kurse 10 pikë kanë ardhur nga gabimet e Skënderbeut. Në anën tjetër, në 3 sete, Skënderbeu ka shënuar 55 pikë, prej të cilave 39 pikë vetë, kurse 16 pikë kanë ardhur nga gabimet e Tiranës.
Tirana – Skënderbeu 3-0
(25-20, 25-23, 25-12)
Tirana: Kokonozi (Hoxha), Gjokuta (Sallaku), Xhixha, Paloka (Shkurti), Shira, Kushi, Sejfullai (L) / Meta. Trajner: A. Gorenxa
Skënderbeu: Shahu, Grabocka, Mujo, Demiraj, Beshiri, Busho (L), Dallas. Trajnere: T. Marash.
Gjyqtarë: E. Dusha, A. Brokaj (Tiranë)