AlbanianSport.com 15.05.2016 20:20
ASNN – Shqipëria në volejboll për femra ka luajtur dje pasdite në Tivar miqësoren e saj të dytë me Malin e Zi. Sërish kanë fituar vendëset, madje, ndryshe nga ndeshja e parë, në 3 sete, përkatësisht 25-20, 25-22 dhe 25-20.
Në këtë ndeshje tonat kanë aktivizuar këto lojtare: Bicin, Thakën, Tucin, Karamuçën, Çaushajn, Xhekë, Matoshin, Bllokun, Nezajn, Arjola Prengën, Meçorapojn, Sejfullain, Kolen dhe Brahon.
Ndërkohë Federata Shqiptare e Volejbollit, përmes profilit të saj në rrjetin social “Facebook”, ka lajmëruar se ndaj Malit të Zi, pikërisht në Budva, më 27 dhe 28 maj 2016, do të luhet për meshkuj.
Kësisoj kombëtarja e volejbollit të femrave i ka mbyllur me humbje dy ndeshjet e saj miqësore ndaj Malit të Zi.