Gjergj Vyshka 17.12.2015 20:25
Pikëshënuesja më e mirë e ndeshjes derbi midis Tiranës dhe Partizanit në volejboll për femra është Esmeralda Tuci me 13 pikë e ndjekur nga Blloku me 12 pikë.
Në bllok me nga një mur fitues kanë qenë të sakta Pirra, Nezaj, Blloku, Lasku të Tiranës, si dhe Shehu e Partizanit.
Kurse në shërbim pa asnjë mëdyshje është Nezaj me 12 shërbimet e saj rezultative e ndjekur nga Tuci me katër të sakta, si dhe Blloku e Agolli me dy të sakta.
Në total në tre sete Tirana ka realizuar 75 pikë prej 70 pikë vetë, kurse pesë të tjera kanë ardhur nga gabimet e Partizanit.
Në krahun tjetër Partizani në tre sete kishte 23 pikë, prej të cilave 14 i ka realizuar vetë, kurse 9 pikë kanë ardhur nga gabimet e bardhebluve.
Tirana – Partizani 3-0
(25-8, 25-10, 25-5)
Tirana: Shkurti, Pirra, Hoxha, Tuci, Nezaj, Sejfullai (L), Blloku / Agolli, Lasku, R. Meta. Trajner: A. Gorenca
Partizani: Reka, Shehu, Shaba, Kaçani, Goxhaj, Agolli (L), Meçorapoj / Xhaferaj, E. Agolli, Balla. Trajner: R. Taraj
Gjyqtarë: E. Zenullari, E. Preka (Tiranë)
Kupa e Shqipërisë
Volejboll – Femra
Kalendari i fazës çerekfinale
Grupi B
(“Fahrie Hoti” – Tiranë)
Të martën:
Tirana – Flamurtari 3-0
Partizani – Vllaznia 1-3
Të mërkurën:
Tirana – Partizani 3-0
Flamurtari – Vllaznia 0-3
Të enjten:
Partizani – Flamurtari ora 16:00
Vllaznia – Tirana ora 18:00
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Setet Pikë
- Tirana 2 2 0 6-0 6
- Vllaznia 2 2 0 6-1 6
- Partizani 2 0 2 1-6 0
- Flamurtari 2 0 2 0-6 0