Volejboll – Femra / Rrjeta shkodrane, me president të ri, afrohet Florian Zekja

Share Button

AlbanianSport.com 21/08/2021 17:20

ASNN – Biznesmeni Florian Zekja merr drejtimin e Shoqatës së Volejbollit “Vllaznia”. Volejbolli shkodran i femrave tashmë ka një president të ri. Ai është bizmesmeni i njohur shkodran, Florian Zekja, I cili do të kryesojë shoqatën e volejbollit të femrave “Vllaznia”, që tashmë është zyrtarizuar edhe juridikisht. Pasditen e së premtes ishte i pranishëm në mjediset e pallatit të sportit, “Qazim Dervishi” vetë presidenti Florian Zekja, i cili, pasi u prezantua me skuadrën, bëri të ditur edhe disa nga pikat e programit që shoqata e volejbollit shkodran ka për mbështetjen dhe zhvillimin e volejbollit të femrave në Shkodër.

“Me iniciativën e Bashkisë Shkodër për dhënien në përdorim të Sporteve për një periudhë 2 vjeçare, nevoja për të konkurruar në këtë konkurs ishte e pashmangshme, – ka sqaruar ai. – Dy trajnerët së bashkum me një staf pune, u mobilizuan për të përgatitur dokumentacionin përkatës (shumë voluminoz dhe profesional) dhe arritëm të jemi fitues të kësaj kontrate. Me këtë rast dua të falënderoj Kryetaren e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi si dhe stafin e drejtorisë së kulturës dhe sporteve, staf i të cilit ka bërë një punë shumë voluminoze dhe profesionale për të na ndihmuar në këtë iniciativë krejt të re për të gjithë.”

Emri i Florian  Zekjes nuk është i panjohur për volejbollin shkodran të femrave, pasi më herët është angazhuar me sponsorime spontane, por tashmë pozicioni i tij do të jetë me një status tjetër. “Bashkëpunimi për sportin e volejbollit për femra ka filluar në mënyrë sporadike që në vitin 2016, me një ndihmesë nga ana ime në nivel financimi për uniformat apo sponsorizimi i ndonjë blerjeje, kryesisht në Tiranë, – ka kujtuar Zekja. – Lidhja me dy trajnerët e talentuar Ferdinand Bardeli dhe Dorian Tafa ndodhi natyrshëm e cila u konkretizua me themelimin e një “OJF”-je me emrin Shoqata  e Shkodrës  “Vllaznia Volleyball”.

“Angazhimi im në sportin e bukur të volejbollit do jetë në rolin e sponsorit, por mbi të gjitha të administratorit dhe menaxherit të kësaj Shoqate, – ka vijuar ai. – Pjesa kryesore do jetë marrëdhëniet me institucionet vendore, Federatën Shqiptare të Volejbollit, apo dhe me partnerët vendas apo të huaj për të lehtësuar punën e trajnerëve por edhe për t’i dhënë një menaxhim komplet tjetër këtij aktiviteti si në aspektin mediatik apo dhe atij administrativ. Ekipet zinxhir të volejbollit të femrave në pak kohë duhet të bëhet një aktivitet që me rezultatet dhe publicitetin të ketë një situatë ekonomike pozitive të denjë për një sport kaq popullor në qytetin tonë.”

Në vijim, presidenti Zekja bëri të ditur se krahas kontigjentit cilësor me elementin shkodran, pranë skuadrës kuqeblu janë afruar volejbolliste cilësore nga skuadrat e tjera të kampionatit shqiptar, të cilat pritet ta rrisin edhe më shumë forcën e skuadrës. Sipas Zekjes, me punën që po bën stafi organizativ dhe ai teknik me trajnerët Dorian Tafa dhe Ferdinand Bardeli, Vllaznia e sezonit të ri sportiv, pritet të jetë një nga skuadrat pretendente kryesore për fitimin e titullit “kampion”. “Analiza e trajnerëve për këtë situatë solli si emergjencë fuqizimin e ekipit të parë, – sqaron ai. – Masat e para ishin rikthimi i disa volejbollisteve shkodrane  në ekip siç ishte rasti i liberos Kiri nga ekipi i Skënderbeut, rikonfirmimi i lojtareve me përvojë  si Tuci, Bardeli apo të tjera si dhe fuqizimi me lojtare të nivelit të lartë siç janë Hasku, Picaku etj. Si masë të dytë ne vendosëm fillimin e fazës përgatitore pranë hoteleve në plazhin e Velipojës.”

“Masa e tretë është nisja e një fushate për gjetjen e sponsorëve seriozë dhe të fuqishëm si në qytetin e Shkodrës, po ashtu dhe në të gjithë vendin, – ka theksuar biznesmeni. – Një zë të rëndësishëm do të ketë dhe bërja sa më mediatike e këtij sporti kaq të dashur për qytetin tone. Masa e 4-t por jo më pak e rëndësishme do jetë organizimi i kampionatit nga ana e shoqatës tone të volejbollit për femra mes shkollave 9-vjeçare dhe të mesme në muajt nëntor-dhjetor me qëllim bërjen sa më popullor të këtij sporti, por dhe për gjetjen e talenteve të reja. Bisedimet për këtë organizim me Bashkinë e Shkodrës si dhe me Drejtorinë Arsimore kanë filluar.”

“Dhe vullneti pozitiv dhe mbështetja nuk mungon nga ana e këtyre institucioneve, – ka vijuar Zekja. – Me masat afatshkurtër dhe afatmesëm që po marrim, mendojmë të arrijmë të realizojmë objektivat që i kemi vënë vetes që janë fitimi i të gjitha turneve siç janë kampionati kombëtar apo kupat, riaktivizimi i tifozerisë të mrekullueshme shkodrane në mbështetje të këtij sporti si dhe paraqitja në mënyrë dinjitoze e ekipeve zinxhir në aktivitete ndërkombëtare.” Ndërkaq, formimimi i shoqatës së volejbollit Vllaznia për femra është pritur me interes edhe nga tifozeria shkodrane.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

AlbanianSport.com 15/03/2024 16:40 ASNN – “Kupa ende djeg, por shohim përpara.” Trajneri i Partizanit,

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh