Gjergj Vyshka 26.04.2016 17:05
Kampionet në fuqi të Barleti Volejbollit kanë bërë përmbysjen më të madhe të sezonit, nga 0-2 në 3-2 dhe tashmë janë vetëm një hap larg titulli. Ndërsa për bardheblutë e Tiranës, ka patur kontestime ndaj gjykimit të ndeshjes. Fundi i setit të dytë në një sulm të Barletit Volejit, kryesori Shehu e ka dhënë pikë për Tiranën, që ishte e 25-ta, ndërsa ndihmësja Kacadeji e ka cilësuar brenda topin.
Kaq ka mjaftuar që kapitenia Paloka (Shkurti), por dhe lojtaret e tjera të jenë tek gjyqtarja e vijës dhe vetëm ndërrimi i fushave ka qetësuar situatën. Por i gjithë tensioni i krijuar me ndihmësgjyqtarët është kthyer në një karton të verdhë për Paloka (Shkurti) në fillimin e setit. Ndërkohë ,një tjetër vendim i kontestuar nga Tirana ka qenë në setin e 5-të dhe të fundit të ndeshjes.
Një gjuajtje e Brahos është cilësuar brenda vijave kufizuese nga gjyqtarët, por që nuk ka qenë e tillë për trajnerin e bardhebluve, Adrian Gorenxa, që i pakënaqur është kthyer nga drejtuesit e Federatës Shqiptare të Volejbollit. Tek-tuk vendime të nxituara, apo të diskutuara të gjyqtarëve, si pasojë lojës jo fort të mirë të Barletit Volejit, pavarësisht se fitoi.
Kampionati Kombëtar
i Volejbollit – Femra
Programi i finaleve të “play-off”-it
për titullin “kampion”
22 prill 2016:
Barleti Volej – Tirana 3-1 (1-0)
(25-9, 23-25, 25-21, 25-21)
25 prill 2016:
Tirana – Barleti Volej 2-3 (0-2)
(25-14, 25-21, 21-25, 16-25, 13-15)
28 prill 2016:
Barleti Volej – Tirana ora 18:00
1 maj 2016:
Tirana – Barleti Volej ora 18:00
(nëse do të jetë e nevojshme)
4 maj 2016:
Barleti Volej – Tirana ora 18:00
(nëse do të jetë e nevojshme)