Gjergj Vyshka 21.04.2017 17:05
Presidenti i Barletit Volej, Gafurr Duda, ka qenë më shumë se sa i kënaqur pas triumfit të skuadrës së tij. “Në radhë të parë falënderoj ekipin për çfarë ka dhënë”, – ka thënë ai.
“Falënderoj trajnerin Gurabardhi për të gjitha trofetë që na ka dhënë, sepse është ekipi që ka ndërtuar vetë”, – ka vijuar kreu i klubit kryeqytetas të volejbollit të femrave. “Falënderoj lojtaret, të cilat janë studente dhe pedagoge në Universitetin “Marin Barleti”, – theksoi Dudaj.
“Ne gjithë kërkojmë të marrim volejbolliste, jo vetëm për lojtare, por dhe për t’i shkolluar dhe për t’i dhënë një tjetër edukatë. Ndaj Barleti Volej është model më vete”, ka përfunduar ai.