Volejboll – Femra / Polonia, kronika e një fitoreje të mbetur në tentativë

Share Button

Volejboll-Femra-POL-ALB-3-1-Prenga-Arjola-Amarilda

Gjergj Vyshka 03.06.2016 12:20

Polonia e mund Shqipërinë në pikët shtesë, ndeshje për t’u admiruar.  Seti i parë e shfaq skuadrën ambicioze, e cila në dy pushimet e para teknike është në epërsi 8-4 dhe 16-14. Në momentin që Polonia është afruar 20-21, trajneri Altin Martiro ka marrë pushim dhe rikthimi e bën më të fortë kombëtaren tonë, e cila arrin të fitojë 21-25. Mirëpo ndërrimi i fushave e tjetërson skuadrën, sikur të mos jetë fare në fushë. Polonia e ka më të lehtë për të dominuar 8-2, 16-8, 21-14 dhe në fund 25-16.

Duket sikur vendëset do ta kenë të lehtë, por tonat nuk dorëzohen. 5-8 në pushimin e parë teknik për Shqipërinë, 16-15, 21-20 dhe pas disa barazimeve Polonia arrin të fitojë në pikët shtesë 27-25. Thuajse e njëjta situatë në setin e katërt, Shqipëria kryeson 8-6, 16-12, 21-17. Dhe atëherë kur duket se po fiton setin e katërt për ta çuar më pas takimin në setin final, Polonia kthen. Barazon dhe, më pas, e fiton setin 27-25 dhe krejt ndeshjen 3-1.

Pikëshënueset më të mira të ndeshjes kanë qenë Bici me 17 pikë dhe Prenga me 15 pikë, si dhe Moskva me 14 pikë e Vojçik me 12 pikë. Në bllok kanë dalë fituese Trojan dhe Tvardovska me katër mure fituese, pasuar nga Bici e Thaka me dy. Kurse në shërbim Moskva e Grzelak me tre mure fituese pasuar nga Bici me 2. Në total Polonia në katër sete ka realizuar 100 pikë prej të cilave 69 vetë, kurse 31 pikë kanë ardhur nga gabimet e kombëtares sonë.

E në krahun tjetër Shqipëria në katër sete ka shënuar 91 pikë prej të cilave 61 pikë vetë, kurse 30 pikë kanë ardhur nga gabimet e Polonisë. Shkurt një humbje e pamerituar e kombëtares kuqezi të femrave.

 

Poloni – Shqipëri                  3-1

(21-25, 25-16, 27-25, 27-25)

Polonia: Grabka, Tvardovska, Trojan, Bociek, Vojçik, Moskva, Adamek (L) / Baldiga, Flakus, Grzhelak, Krzos (L). Trajner: V. Kavka

Shqipëria: Marina, Ar. Prenga, Thaka, Bici, Am. Prenga (Sijoni), Tuci, Sejfullai (L) / Matoshi, Fagu (L), Agaj. Trajner: A. Martiro

Gjyqtarë: Xh. Bartolini (Itali), K. Selin (Azerbajxhan)

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh