Gjergj Vyshka 15.11.2016 13:25
Të kuqet e Roland Tares kanë fituar dje me përmbysje me durrsaket, që në pikët shtesë kanë marrë setin e parë, më pas janë hije e vetvetes. Në setin e parë deri në pushimin e parë teknik gjithçka është në ekuilibër, ndërsa Partizani kryeson vetëm me një pikë diferencë, 8-7. Teuta është kthyer në lojë me mendje tjetër dhe në pushimin e dytë teknik është në epërsi 12-16.
Vijon të kryesojë skuadra e trajnerit Edmond Jazenxhiut deri në 19-21 e më pas përmbys Partizani, që është shumë pranë fitimit të setit kur kryesonte 24-22. Por pika nuk vjen. Teuta barazon në 24-24 dhe në bllokun vendimtar të Begiçit ka ardhur fitorja e setit 24-26. Durrsaket edhe në fillimin e setit të dytë janë në epërsi 0-4 dhe 5-8. Por vetëm kaq.
Partizani jo vetëm që ndryshon, por përmbys në 16-15. Dhe më pas kryeson 18-15, 20-16 dhe 25-18. Si në setin e tretë, ashtu edhe në të katërtin, që Partizani i ka fituar përkatësisht 25-19 dhe 25-18, të kuqet kanë qenë gjithnjë në udhëheqje të rezultatit. Ndaj dhe Partizani ka fituar me meritë 3-1 duke qenë tashmë në mbyllje të fazës së parë në vendin e dytë.
Pikëshënuesja më e mirë e ndeshjes është Pirra, e Partizanit, me 17 pikë, e ndjekur nga Tuci, e Partizanit, me 15 pikë, Blloku e Partizanit, me 14 pikë, si dhe Disha, e Teutës, me 10 pikë. Në bllok ka dalë fituese Tuci e Partizanit, si dhe Rexhepi e Begiçi të Teutës me 3 mure të suksesshme. Në shërbim kanë spikatur Matraku e Partizanit dhe Gashi e Teutës, me 4 rezultative secila.
Në total, në 4 sete, Partizani ka realizuar 99 pikë, prej të cilave 78 pikë vetë, kurse 21 pikë kanë ardhur nga gabimet e Teutës. Në anën tjetër, durrsaket, në total, në 4 sete kanë realizuar 81 pikë, prej të cilave 60 pikë vetë, kurse 21 pikë kanë ardhur nga gabimet e Partizanit. Pra një ndeshje e barabartë në pikët e falura, por që Partizanit e ka fituar me meritë.
Partizani – Teuta 3-1
(24-26, 25-18, 25-19, 25-18)
Partizani: Pirra, Blloku, Matraku, Reka, Tuci, Gongo, Shehu (L) / Kole. Trajner: R. Tarja.
Teuta: Gashi, Rexhepi, Muka (L), Guza, Begiçi, Disha, Matoshi / Avdyli. Trajner: E. Jazenxhiu
Gjyqtarë: E. Dusha, A. Nurja (Tiranë)
Kampionati Kombëtar
i Volejbollit – Femra
Grupi A1
Java e 7-të
(12-14 nëntor 2016)
Të shtunën:
Barleti Volej – Vllaznia 3-1
Lushnja – Elbasani 3-0
Tirana – Skënderbeu 3-0
Të hënën:
Partizani – Teuta 3-1
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Setet Pikë
- Barleti Volej 7 7 0 21-3 20
- Partizani 7 5 2 17-9 16
- Teuta 7 5 2 18-8 15
- Tirana 7 4 3 15-10 13
- Vllaznia 7 4 3 13-14 10
- Lushnja 7 2 5 9-17 5
- Skënderbeu 7 1 6 7-19 5
- Elbasani 7 0 7 1-21 0