AlbanianSport.com 14.11.2016 20:40
ASNN – Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar ka sjellë sonte drejtpërdrejt në TVSH 2 dhe RTSH Sport edhe dy sfidat më interesante të javës së 7-të e Kampionatit Kombëtar të Volejbollit për Meshkuj dhe atij Femra. Tek meshkujt, Farka Voleji i ka dhënë pasdite një leksion kampiones në fuqi, Studentit, duke e mundur në 3 sete.
Ndërsa tek femrat, Partizani ka kapërcyer humbjen e setit të parë, duke përmbysur gjithçka dhe duke fituar 3-1 në kryeqytet ndaj Teutës. Në mbrëmje, transmetuesi publik ka sjellë drejtpërdrejt në TVSH 2 dhe RTSH Sport edhe sfidën më interesante të javës së 7-të e Kampionatit Kombëtar të Volejbollit për Femra, midis Partizanit dhe Teutës.
Seti i parë ka qenë mjaft i luftuar dhe, ndonëse është kryesuar në shumicën e kohës, është Teuta që e fiton atë në pikët shtesë, 26-24. Megjithatë, kryeqytetaset reagojnë në setin e dytë, duke udhëhequr dhe duke mos e lëshuar kryesimin e duke e fituar setin 25-18.
Kjo ka bërë që rrjedha e lojës të kthehet në favor të skuadrës së trajnerit Rolanda Tarja, që e fiton setin e dytë 25-19 dhe setin e tretë, 25-18, dhe gjithë takimin me shifrat 3-1. Me këtë fitore, Partizani kapërcen në renditje mbi Teutën, duke marrë vendin e dytë, me 16 pikë, 4 më pak sesa Barleti Volej kryesues dhe një më tepër sesa durrsaket e vendit të 3-të.