Gjergj Vyshka 14.12.2014 18:00
Partizani i Roland Tares i është bashkuar Tiranës në fazën gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë në volejboll për femra. E kështu është kompletuar katërshja e ekipeve që do të kërkojnë trofeun e dytë më të rëndësishëm të volejbollit shqiptar.
Partizani ka fituar ndeshjen e fundit me Apoloninëm, thellësisht 3-0. Fieraket kanë rezistuar vetëm në setin e parë, të cilën të kuqet e kanë fituar me vështirësi, 25-22. Më pas kanë dominuar totalisht dhe 3-0.
Në ndeshjen tjetër, Tirana e ka pasur si një seancë stërvitore, ndërsa Vllaznia nuk ka rivalizuar për asnjë çast. Në përfundim 3-0 për bardheblutë, të cilat së bashku me Partizanin janë në fazën gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë.
Kupa e Shqipërisë
Volejboll – Femra
Kalendari i i ndeshjeve në grupe:
Grupi B
1. Tirana
2. Partizani
3. Vllaznia
4. Apolonia
Dita e parë
(11 dhjetor 2014)
Tirana – Apolonia 3-0
(25-12, 25-8, 25-14)
Partizani – Vllaznia 3-0
(25-16, 25-12, 25-19)
Dita e dytë
(12 dhjetor 2014)
Apolonia – Vllaznia 1-3
(17-25, 26-24, 23-25, 23-25)
Tirana – Partizani 3-2
(24-26, 12-25, 25-11, 26-24, 15-3)
Dita e tretë
(13 dhjetor 2014)
Partizani – Apolonia 3-0
(25-22, 25-16, 25-16)
Tirana – Vllaznia 3-0
(25-14, 25-15, 25-12)
Grupi A
1. Barleti Volej
2. Teuta
3. Skënderbeu
4. Elbasani
Dita e parë
(3 dhjetor 2014)
Barleti Volej – Elbasani 3-0
(25-14, 25-19, 25-17)
Teuta – Skënderbeu 3-0
(25-18, 25-16, 25-18)
Dita e dytë
(4 dhjetor 2014)
Elbasani – Skënderbeu 0-3
(19-25, 14-25, 24-26)
Barleti Volej – Teuta 3-0
(25-15, 25-21, 25-16)
Dita e tretë
(5 dhjetor 2014)
Barleti Volej – Skënderbeu 3-0
(25-7, 25-19, 25-14)
Teuta – Elbasani 3-0
(25-18, 25-18, 25-20)