Gjergj Vyshka 26.03.2017 22:35
Marash nuk e niste ndeshjen pa praninë e forcave të rendit dhe të mjekut të sallës, edhe pse fizioterapistja e të kuqve ishte e licencuar. Seti i parë i ndeshjes Partizani-Skënderbeu ka përfunduar 25-9 për të kuqet. Në vijim, Partizani bën detyrën teksa fiton 25-11 dhe 25-10 dhe krejt ndeshjen 3-0. Shënuesja më e mirë Pirra e Partizanit, me 8 pikë, e ndjekur nga Tuci i Partizanit, me 7 pikë, dhe Matraku i Partizanit dhe Beshiri i Skënderbeut me nga 6 pikë secila.
Në bllok, ka dalë fituese Xhaferaj e Partizanit, me 3 mure të suksesshme, kurse në shërbim, Ortega e Pirra, të Partizanit me nga 3 rezultative, të pasuara nga Matraku e Tuci, të Partizanit, dhe Grabocka e Skënderbeut, me dy të tilla. Në total, në 3 sete, Partizani ka realizuar 75 pikë, prej të cilave 52 pikë vetë.
Kurse 23 pikë kanë ardhur nga gabimet e Skënderbeut, që thuajse e ka falur vetë një set. Në anën tjetër Skënderbeu, në 3 sete, ka shënuar 30 pikë prej të cilave 16 pikë vetë, kurse 14 pikë kanë ardhur nga gabimet e Partizanit.
Partizani – Skënderbeu 3-0
(25-9, 25-11, 25-10)
Partizani: Melisa Romano Ortega, Pirra, Matraku, Meçorapoj, Tuci, Kole, Shehu (L) / Meça, Gongo, Xhaferaj, Agolli, Shera (L). Trajner: R. Tarja
Skënderbeu: Mujo, Grabocka, Beshiri, Dallas, Jatagani, Busho (L), Demiraj / Xhevat, Nastazi. Trajnere: T. Marash
Gjyqtarë: R. Mujo, E. Kurti (Tiranë)
Kampionati Kombëtar
i Volejbollit – Femra
Grupi A1
Java e 13-të
(25 mars 2017)
Tirana – Vllaznia 3-0
Partizani – Skënderbeu 3-0
Teuta – Lushnja 3-0
Barleti Volej – Elbasani 3-0
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Setet Pikë
- Barleti Volej 13 13 0 39-6 37
- Teuta 13 10 3 35-13 31
- Partizani 13 10 3 33-14 30
- Tirana 13 7 6 27-19 23
- Vllaznia 13 6 7 20-27 16
- Lushnja 13 4 9 15-30 11
- Skënderbeu 13 2 11 11-34 8
8. Elbasani 13 0 13 1-39 0