AlbanianSport.com 06.11.2016 19:00
ASNN – Vjen një tjetër humbje për Skënderbeun dhe dje ka qenë Partizani që ka fituar pastër 3-0 në Korçë, duke siguruar 3 pikë të tjera në tabelën e renditjes. Takimi i djeshëm ka qenë i bukur vetëm në setin e parë. Ndërkohë që më pas kryeqytetaset e Roland Tares nuk e kanë pasur të vështirë të fitojnë dy setet e tjera.
Seti i parë nis mirë për korçaret, që kryesojnë 3-1. E nga gabimet e mikeshave është përfituar barazimi 3 herë, në shifrat 8-8, 12-12 dhe 18-18. Dhe deri në pikët e fundit loja ka qenë dramatike. Por dy pikët e fundit flasin për të kuqet e Partizanit që e fiton 25-23 këtë set.
Skënderbeu dorëzohet totalisht, ndërkohë që edhe seti i dytë fillon me kryesimin e mikeshave 5-7 dhe 11-18. Asnjë problem deri në pikën e fundit që fitohet thellë 12-25. Seti i tretë dhe i fundit i takimit është thjesht një formalitet, pasi pothuajse është fotokopje i setit të dytë që fitohet 16-25 nga Partizani dhe 0-3.
Skënderbeu – Partizani 0-3
(23-25, 12-25, 16-25)
Skënderbeu: Dallas, Mujo, Demiraj, N. Shahu, Grabocka, Beshiri, Busho (L) / Potomi, Nastas, Jatagani, Xhevat. Trajnere: T. Marash
Partizani: Blloku, Pira, Gongo, Tuci, Reka, Kole, Shehu (L) / Matraku, Sulko, Shera Trajner: R. Tarja
Gjyqtarë: Ç. Kojku, E. Dusha (Tiranë)
Kampionati Kombëtar
i Volejbollit – Femra
Grupi A1
Java e 6-të
(5 nëntor 2016)
Vllaznia – Tirana 0-3
Skënderbeu – Partizani 0-3
Lushnja – Teuta 0-3
Elbasani – Barleti Volej 0-3
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Setet Pikë
- Barleti Volej 6 6 0 18-2 17
- Teuta 6 5 1 17-5 15
- Partizani 6 4 2 14-8 13
- Tirana 6 3 3 12-10 10
- Vllaznia 6 4 2 12-11 10
- Skënderbeu 6 1 5 7-16 5
- Lushnja 6 1 5 6-17 2
- Elbasani 6 0 6 1-18 0