Gjergj Vyshka 26.02.2017 14:05
Partizani e ka nisur mirë lojën ndaj Lushnjës, ndërsa ka kryesuar deri në 4-1 në setin e parë. Por këtu “janë vyshkur” të kuqet dhe Lushnja, falë organizmit të Jola Gjermenit, por dhe lojës së Xhyliut, Allkanjarit e Llupos, ia del të përmbysë në 4-5. Madje në pushimet teknike është Lushnja në epërsi 5-8, 14-16. Me vështirësi përmbys Partizani në 19-18. Sërish Lushnja në epërsi 22-23.
24-23 për të kuqet, por vijnë barazimet radhazi 24-24, 25-25, 26-26. Dhe në fund 28-26 për Partizanin. Pas këtij seti Partizani nuk lëshon më “pe” dhe fiton 25-18 dhe 25-15 dhe krejt ndeshjen 3-0. Pikëshënuesja më e mirë e ndeshjes është Esmeralda Tuci e Partizanit, me 18 pikë, e ndjekur nga Allkanjari e Lushnjës me 11 pikë. Në bllok ka dalë fituese Pirra e Partizanit me 4 mure të sakta.
Kurse në shërbim Blloku dhe Pirra, me nga 3 rezultativë. Në total, në 3 sete, Partizani ka shënuar 78 pikë, prej të cilave 63 pikë vetë, kurse 15 pikë kanë ardhur nga gabimet e Lushnjës. Në anën tjetër, në 3 sete, Lushnja pati në total 59 pikë prej të cilave 35 pikë vetë, kurse 24 pikë kanë ardhur nga gabimet e Partizanit, që edhe pse ka fituar 3-0, thuajse e ka falur një set për Lushnjen, që, me më shumë zgjuarsi, duhet t’ia kishte marrë atë.
Partizani – Lushnja 3-0
(28-26, 25-18, 25-15)
Partizani: Blloku, Pirra, Matraku, Reka, Tuci, Ortega, Shehu (L) / Gongo, Meçorapoj. Trajner: R. Tarja
Lushnja: E. Gjermeni, J. Gjermeni, Xhyliu, Llupo, Allkanjari, Sema, Gjika (L) / Xhoga. Trajnere: A. Muça
Gjyqtarë: R. Mujo, E. Zguri (Tiranë)
Kampionati Kombëtar
i Volejbollit – Femra
Grupi A1
Java e 10-të
(25-28 shkurt 2017)
Të shtunën:
Vllaznia – Teuta 1-3
Tirana – Barleti Volej 0-3
Partizani – Lushnja 3-0
Të martën:
Skënderbeu – Elbasani ora 16:00
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Setet Pikë
- Barleti Volej 10 10 0 30-4 29
- Teuta 10 8 2 27-10 24
- Partizani 10 7 3 24-12 22
- Tirana 10 5 5 19-16 16
- Vllaznia 10 5 5 17-20 13
- Lushnja 10 3 7 12-23 8
- Skënderbeu 9 1 8 7-25 5
- Elbasani 9 0 9 1-27 0