Gjergj Vyshka 07.04.2016 17:35
Nensi Nexhipi, që sot mbush 19 vjeç, është një tjetër lojtare e së ardhmes së Dinamos në volejboll për femra.
Një volejbolliste që ka gati 6 vjet që aktivizohet me blutë, që tek fëmijët, para të rejat dhe të rejat.
E tashmë tek të rriturat. Një lojtare e qëndrueshme, e cila deri më tani ka dhënë gjithçka për blutë.
Dinamo të shtunën do të luajë ndeshjen e fundit të sezonit ndaj Apolonisë, kurse Nensi Nexhipi do të vijojë të jetë pjesë e kësaj skuadre.
Dhe skuadra e bluve të rrjetës ka bërë gati surprizat për t’i uruar datëlindjen sot kapitenes së saj.