Gjergj Vyshka 13.01.2017 09:35
Shqipëria do të jetë organizatore e dyfishtë e turit eliminator të Ligës së Evropës në Volejboll për Femra dhe për Meshkuj. Ky ka qenë verdikti i shortit, i cili është hedhur në Luksemburg nën drejtimin e zëvendëspresidentit të Federatës Evropiane të Volejbollit (CEV), Ozkan Mutlugil, i cili është njëkohësisht dhe shefi i thesarit të këtij institucioni. Për meshkuj janë 12 ekipe, kurse për femra 7.
“Së bashku me Federatat kombëtare do të donim të kishim një profil ndryshe të Ligës së Evropës në Volejboll me një vëmendje të veçantë në veprimtarinë promocionale nëpër rrjetet sociale me qëllimin final bërjen e produkti të shitshëm, sepse vetëm kështu volejbolli mund të fitojë popullaritet në vendet tuaja”, – ka thënë Mutlugil, i cili ka bërë dhe disa sqarime për skuadrat pjesëmarrëse.
“Jemi duke diskutuar mundësinë e një serie mbështetëse, në mënyrë të veçantë një shërblim për të gjitha Federatat kombëtare, të cilat do të bëjnë një punë të mirë në organizimin e veprimtarive dhe zhvillimin e ndeshjeve të tyre në këtë edicion të Ligës së Evropës, – ka vijuar ai. – Faleminderit që keni marrë pjesë në këtë garë, sepse së bashku mund të kemi një sukses të madh”.
Dhe një shpërblim prej 150 mijë eurosh gjithsej është në dispozicion të skuadrave që më 2017-ën do të marrin pjesë në Ligën e Evropës.
Shorti i Ligës së Evropës 2017
Volejboll – Meshkuj:
Grupi A:
Nr. Skuadra
- Maqedonia
- Suedia
- Shqipëria
Grupi B:
Nr. Skuadra
- Danimarka
- Ukraina
- Hungaria
- Izraeli
Shorti i Ligës së Evropës 2017
Volejboll – Femra
Grupi A:
Nr. Skuadra
- Bjellorusia
- Finlanda
- Austria
- Shqipëria
Grupi B:
Nr. Skuadra
- Franca
- Ukraina
- Mali i Zi
- Gjeorgjia
Grupi C:
Nr. Skuadra
- Sllovakia
- Spanja
- Portugalia
- Suedia