Volejboll – Femra / Mbyllet java e 8-të, janë 5 për 4-shen e “play-off”-it

Share Button

Volejboll-Femra-logo

AlbanianSport.com 15.02.2015 18:00

ASNN – Pas takimit të së premtes midis Barleti Volejit dhe Teutës, që u fitua nga universitaret me rezultatin 3-0, janë luajtur të shtunën edhe 3 ndeshjet e javës së 8-të të nivelit më të lartë të Kampionatit Kombëtar të Volejbollit për Femra, që njihet si Grupi A1 dhe 3 skuadrat që janë përfshirë në betejën për një vend në 4-shen që të çon në “play-off”-in final kanë marrë fitore bindëse.

Tirana e vendit të dytë ka marrë një fitore në 3 sete ndaj Studentit, duke u ngjitur në kuotën e 20 pikëve, 4 më pak se kryesueset e Barleti Volejit, por një pikë më tepër sesa Partizani i vendit të tretë, që po në 3 sete ka triumfuar në kryeqytet ndaj Flamurtarit. Ndërkaq, Skënderbeu i vendit të 5-të ka mbajtur gjallë betejën me Teutën, duke fituar 3-1 në Shkodër ndaj Vllaznisë dhe duke qenë vetëm një pikë pas durrsakeve.

Të premten pasdite, Barleti Volej ka fituar në sallën Nr. 2 të Pallatit të Sportit “Asllan Rusi”, duke mundur 3-0 Teutën.Në fakt me përjashtim të setit të tretë, atje ku në momente të caktuara Gurabardhi ka pasur dhe divergjenca me gjyqtarin kryesor të këtij takimi, Eduard Preka, i cili i ka treguar dhe kartonin e verdhë, në shumicën e lojës Barleti Volej ka qenë superior.

 

Kampionati Kombëtar

i Volejbollit – Femra

 

Grupi A1

 

Java e 8-të

(13-14 shkurt 2015)

 

Të premten:

Barleti Volej – Teuta            3-0

 

Të shtunën:

Studenti – Tirana                 0-3

Partizani – Flamurtari          3-0

Vllaznia – Skënderbeu       1-3

 

Renditja

Nr.       Skuadra         N.        F.         H.        Setet               Pikë

  1. Barleti Volej 8          8          0          24-2                24
  2. Tirana 8          7          1          22-5                20
  3. Partizani 8          6          2          20-7                19
  4. Teuta 8          4          4          13-12              13
  5. Skënderbeu 8          4          4          13-14              12
  6. Vllaznia 8          2          6          8-19              6
  7. Flamurtari 8          1          7          3-23              2
  8. Studenti 8          0          8          2-24              1

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Vijon faza e grupeve të Kupës së Shqipërisë, nisin takimet e 3-ta

Vijon faza e grupeve të Kupës së Shqipërisë, nisin takimet e 3-ta

AlbanianSport.com 14/11/2024 13:00 ASNN – Veprimtaria e dytë e volebollit në vend, Kupa e Shqipërisë,

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

Volejboll – Femra / Karshiollu, një ish-trajner i Partizanit për Tiranën

Volejboll – Femra / Karshiollu, një ish-trajner i Partizanit për Tiranën

AlbanianSport.com 14/03/2024 19:05 ASNN – Bylent Karshiollu është trajneri i ri skuadrës së Tiranës

Volejboll – Femra / Keçi: Mungesa e disiplinës, arsyeja e ndryshimeve

Volejboll – Femra / Keçi: Mungesa e disiplinës, arsyeja e ndryshimeve

AlbanianSport.com 14/03/2024 13:35 ASNN – Shefja e Klubit Shumësportësh të Tiranës, Deborah Keçi,

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh