Volejboll – Femra / Mblidhet kombëtarja e femrave, projektohen miqësore

Share Button

Volejboll-Altin-Martiro-Roland-Tarja

Gjergj Vyshka 07.04.2016 14:35

Ashtu sikurse ishte parashikuar, dje është bërë grumbullimi i parë i kombëtares së femrave në volejboll, e cila do të drejtohet nga Altin Martiro dhe Roland Tarja. Shqipëria do të jetë pjesëmarrëse në Ligën e Evropës, ndërsa do të ketë përballë Poloninë, Bjellorusinë dhe Sllovakinë.

Nga data 3, deri më 5 qershor 2016 do të jetë në Poloni dhe nga data 17, deri më 19 qershor 2016, në Shqipëri. Dje në grumbullim, teksa lojtaret kanë bërë analizat mjekësore, si dhe testimet fizike, kanë munguar Molla dhe Peteza të Vllaznisë, si dhe Arjola e Adelajde Prenga e Romina Matoshi, që luajnë në Kosovë.

Por ndërkohë ka ardhur dhe lojtarja e lirë e Tiranës, Xhozafa Sejfullai. Në grumbullim kanë qenë të pranishëm trajneri Martiro, presidenti i Federatës Shqiptare të Volejbollit, Erlind Pëllumbi, si dhe mjeshtri i rrjetës shqiptare, Vangjel Koja. Nga Pëllumbi është mësuar se pjesë e kësaj kombëtareje do të jenë edhe lojtare që luajnë në Itali e Greqi.

Kurse Martiro ka bërë të ditur se do të zhvillohen ndeshje miqësore me Malin e Zi, Bosnjë-Hercegovinën dhe Greqinë si një mundësi përgatitjeje të mirë përpara Ligës së Evropës, e cila luhet në qershor.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh