Gjergj Vyshka 18.06.2016 21:05
Ka qenë më shumë se sa i kënaqur për fitoren ndaj Polonisë, trajneri i kombëtares së volejbollit të femrave, Altin Martiro. Sipas tij tashmë kanë të drejtë vajzat të fitojnë, sepse kanë bërë një spektakël më vete.
“Polonia dihet se çfarë kundërshtari është në arenën ndërkombëtare, – ka theksuar ai. – Vërtetë luan me ekipin e dytë, por mos harroni është Polonia dhe ka traditë në volejbollin botëror, sidomos atë të femrave.”
“Megjithatë tre vite mungesë në veprimtari ndërkombëtare janë relativisht shumë. Dhe kjo është ndjerë. Por sot kemi arsye të festojmë sepse ishte me të vërtetë një fitore shumë e bukur”, – ka përfunduar trajneri i kombëtares së volejbollit të femrave.